Futboll, Sport

Neymar i etur: Dua vetëm të luaj dhe të jem kampion, Kupa e Botës duhet të jetë e imja

Ylli i Brazilit, Neymar, ka folur për urinë e tij për të udhëhequr kombin drejt një suksesi në Kupës së Botës në Rusi.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain është në gjurmët e rikthimit pas thyerjes së këmbës,  më pak se një muaj nga fillimi i ngjarjes së madhe sportive.

Neymar është i etur për të ndihmuar Brazilin – një nga favoritët e turneut – për titullin e parë të Kupës së Botës që nga viti 2002.

“Ajo që më frymëzon më shumë është të luaj futboll. Të jesh brenda fushës është gëzimi im më i madh”, ka thënë fillimisht Neymar për Desimpedidosnë një intervistë në Facebook.

“Kampionati Botëror është kampionati më i madh në botë. Dua vetëm të luaj dhe të jem një kampion. Kjo kupë duhet të jetë e imja”.

“Unë tashmë kam filluar të stërvitem me topin, ndihem mirë, rehatshëm”, shtoi ai.

“Sigurisht kisha pak frikë, por po kthehem ngadalë”, përfundoi ylli brazilian.

Brazili dhe Neymar gjithashtu do të kërkojnë të fshijnë shijen e dështimit nga Kampionati Botëror 2014, kur kombëtarja e tij u turpërua 7-1 nga Gjermania në gjysmëfinale në vendin e tyre.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads