Ballina Uncategorized Nëse jeni kjo shenjë atëherë jeni shenja më e bukur e horoskopit...

Nëse jeni kjo shenjë atëherë jeni shenja më e bukur e horoskopit dhe arsyet janë këto…

1830
0
SHPËRNDAJE

Jeni shumë të këndshëm dhe posedoni një shkallë të lartë elegance. Po ashtu jeni në gjendje t’i mundësoni të tjerëve të ndjehen për mrekulli.

Gjëja më interesante është se të gjithë Peshoret jeni të bukur. Nëse jo shumë atëherë është më se e sigurt se për nga bukuria dalloheni nga të tjerët.

Keni dëshirë të kënaqeni dhe të jetoni sa më mirë. Më të mirët jeni në ndërtimin e partneriteteve me të tjerët dhe zakonisht e keni vështirë të kuptoni anën tjetër të tregimit.

Shmangia nga problemet dhe nga situatat të cilat mund t’u sjellin probleme është një gjë që ju zakonisht e bëni. Jeni diplomat të vërtetë dhe do të bëni çdo gjë që ta ulni tensionin e ndonjë situate të vështirë.

Ndonjëherë dini të jeni edhe të shqetësuar dhe të dekoncentruar mirëpo edhe dini shumë shpejt të organizoheni dhe të vazhdoni me ritëm te njëjtë.

Jeni ndriçues dhe doni në çdo kohë t’i ndihmoni të tjerëve. Të hollat janë pika e dobët e juaja pasi ato i shpenzoni pa kontroll. Për ju blerja e gjërave është më e rëndësishme se sa kursimi i të hollave.

Marrëdhëniet e Peshores me shenjat e tjera:

Peshorja & Dashi: Kjo mund të jetë një lidhje e mrekullueshme, mirëpo jo lidhje serioze dhe afatgjate. Peshorja & Demi: Që të dy për një kohë shumë të shkurt do të lodhen nga kërkesat e njëri tjetrit.

Peshorja & Binjakët: Ky është kombinim i mirë. Të dy palët përputhen me idetë e njëri tjetrit, gjë që e bën këtë një lidhje te qëndrueshme.

Peshorja & Gaforrja: Këta të dy janë kundërshtarë të mëdhenj dhe kjo lidhje shkakton probleme, probleme dhe vetëm probleme.

Peshorja & Luani: Do të jetë vështirë të gjendet zgjidhja se kush do të jetë kryesor në këtë lidhje, mirëpo këta te dy mund të përputhen mirë.

Peshorja & Virgjëresha: Peshorja shumë shpejt dëshiron të largohet nga Virgjëresha. Kërkon më shumë kënaqësi.

Peshorja & Peshorja: Nëse mund të përputhen në fillim, ka mundësi të jenë një çift i mrekullueshëm.

Peshorja & Akrepi: Akrepi për Peshoren për një kohë të shkurtër do të bëhet histori.

Peshorja & Shigjetari: Të dy romantik dhe me sharm të veçantë. Mund të jetë një çift mjaft i mirë.

Peshorja & Bricjapi: Shumë dallime në mes këtyre te dyve, bëjnë që lidhja mos të zgjas shumë.

Peshorja & Ujori: Të dy do të jenë të kënaqur nga njëri tjetri dhe asnjëri nuk do të doje të largohet.

Peshorja & Peshqit: Probleme të mëdha do të ketë në këtë lidhje. Është mirë që të shmanget.

LEXO; Horoskopi Ditor 28/07/2017

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments