
Një zyrtar amerikan i mbrotjes ia ka konfirmuar televizionit amerikan “CNN” se urdhri për tërheqjen e forcave të armatosura amerikane nga Siria tashmë është nënshkruar, ndërsa një zyrtar tjetër ka thënë se nënshkrimi i këtij urdhri është bërë nga Sekretari i Mbrotjes në dorëheqje, James Mattis.
Në këtë urdhër saktësohet kur dhe si do të bëhet tërheqja e forcave amerikane nga Siria por nuk janë dhënë hollësi shtesë për këtë operacion. Ky urdhër paraqet hapin fillestar që përcakton mënyrën e tërheqjes së ushtrisë.
Aktualisht në Siri shërbejnë 2600 ushtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tërheqja e tyre nga terreni pritet të fillojë në javët e ardhshme dhe mund të zgjasë disa javë, shkruan “CNN”.