Home Ballina Në QKUK kryhet një operacion specifik hiqet tumori 30 centimetra nga fytyra

Në QKUK kryhet një operacion specifik hiqet tumori 30 centimetra nga fytyra

93
0
SHARE

Në Klinikën e Kirurgjisë Plastike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë është kryer operacioni për heqjen e tumorit mbi 30 centimetra në fytyrë.

Pacienti ka qenë C.B 82 vjeçar, kurse operacioni ka zgjatur mbi 5 orë.

Gjendja e pacientit është stabile, ai ndodhet në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe pritet që gjatë ditëve në vijim të lëshohet për në shtëpi.

“Pacientit i është bërë largimi kirurgjik i masës se madhe tumorale në tërësi,  në mënyrë radikale,  ku për shkak të zbulimit të strukturave vitale anatomike të kokës dhe qafës është bërë mbulimi me muskulin e madh të gjoksit të anës së majtë të kombinuar me graft (transplant) të lirë lëkuror, nga vetë pacienti”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Operacioni është kryer nga ekipi mjekësor është udhëhequr nga Dr. Ylber Zenjullahu, dr. Shkelqim Dërguti, mbështetur nga ekipi i anestezionit me dr. Mentor Alimusa,dr. Ingerta  Sahiti- Krasniqi dhe  stafi i specializantëve  dhe anestezisteve dhe instrumentareve.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of