Home Kosovë Në PSD thonë se anëtari i tyre u sulmua nga aktivisti i...

Në PSD thonë se anëtari i tyre u sulmua nga aktivisti i Vetëvendosjes

71
0
SHARE

Një anëtar i subjektit Partia Socialdemokrate e udhëhequr nga Shpend Ahmeti është sulmuar nga aktivisti i lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi.

Sipas anëtarit të Këshillit Drejtues të PSD-së, Nol Nushi, për rastin e sulmit ndaj B.A. është raportuar edhe në Policinë e Kosovës.

Siç mësohet rasti ka ndodhur të enjten pas mesnate ne afersi të Hotelit “Sirius” në Prishtinë dhe se familjarët e të sulmuarit kanë shkuar të ballafaqohen me sulmuesin, por që ka qenë intervenimi i zyrtarëve të PSD që ka bërë që situata të mos eskalojë.

Nushi ka thënë se një rast i tillë është prodhim i gjuhes së urrejtjes që i karakterizon aktivistë dhe përfaqëuses të Vetëvendosjes.

“Rasti është paraqitur në Polici. Njëkohësisht duhet theksuar se ky rast është pasojë e gjuhës së urrejtjes që e kemi parë nga aktivistë e përfaqësues të lartë të Vetëvendosjes që prej daljes sonë e edhe më heret. Kërkojmë që VV të ndalojë këtë gjuhë që prodhon të tilla pasoja, sepse me qasjen e tllë pasojat mund të përshkallëzohen. Veprimet e tilla janë tërësisht të papranueshme”, ka thënë ai.

Egzon Azemi është asambleist në Komunën e Prishtinës.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of