Home Ekonomi Në Egjipt nis hetimi për cigaret që prodhohen në Librazhd

Në Egjipt nis hetimi për cigaret që prodhohen në Librazhd

162
0
SHARE

Komisioni i Industrisë në Parlamentin Egjiptian ka nxitur Prokurorin e Shtetit të nisë një hetim kriminal për kontrabandën e cigareve – pas një serie raportimesh investigative të publikuara nga BIRN që zbuluan se marka më popullore e vendit prodhohet masivisht dhe kontrabandohet nga Ballkani.

Komisioni tha se prokurorët duhet të kontrollonin edhe nëse menaxherët e Eastern Company kanë lënë pas dore ndalimin e rrjedhjes së cigareve të falsifikuara nga mali i Zi dhe Shqipëria në Egjipt.

“Shpërdoruesit duhet të mbajnë përgjegjësi për dëmin që shkaktuan duke mos vepruar, duke mos mbrojtur paranë publike, ndaj kjo çështje duhet të referohet tek Prokurori i Përgjithshëm për të hetuar dhe zbuluar të vërtetën”, thotë Komisioni në raportin zyrtar që zotëron BIRN dhe që është lëshuar në shkurt.

Një seri raportimesh të BIRN në dhjetor 2018, detajonte se si fabrikat shtërore dhe private në Shqipëri, Bosnje, Kosovë, Mal të Zi dhe Greqi, ishin të përfshira në biznesin e kontrabandës që kishte shënuar përfitime të mëdha dhe u ka kushtuar disa vendeve humbje të konsiderueshme në të ardhurat nga taksat.

Marka numër 1 e cigareve egjiptjane, Kleopatra, është themeluar në 1961 kur sundimtari i atëhershëm, Gamal Abdel Nasser kërkoi një version vendas të Kentit amerikan që vinte kontrabandë dhe që ai e pëlqente.

E krijuar nga Eastern Company, Cleopatra është tani një nga market e cigareve më të përhapura në Afrikën e Veriut dhe një shitës kryesor global.

Investigimet e BIRN, vunë në dukje se zyrat kundër falsifikimit në Egjipt, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian, OLAF e konsideruan fluksin e cigareve që dilte nga malazjezja Duvanski Kombinat Podgorica, DKP, të falsifikuar”, duke hedhur dyshimin që shkonin tek kontrabanduesit libianë, që i shpërndanin ato ilegalisht ne Afrikën e veriut.

Egjipti kishte kërkuar në mënyrë të përsëritur në kanale diplomatike tek autoritetet malazeze të bllokonin këtë operacion. Prodhimi ndaloi përfundimisht në 2016, por vetëm pasi fabrika u privatizua dhe kaloi në pronësi të re.

Por firma Offshore që kishte kontraktuar fabrikën për të prodhuar cigarette nuk u dorëzua, sipas hetimeve të BIRN; ata ndritën një linjë të re prodhimi në Kosovë dhe investuan 1 milion euro në një operacion të ri në Malin e Zi.

Muhammad Faud, një deputet egjiptjan tha se menaxhimi i kompanisë Ëestern nuk e mbrojti markën vendase Cleopatra, gjë që çoi në falsifikimin e produktit në Shqipëri dhe Mal të Zi.

“Kjo çoi në shpërdorimin e parave publike”, tha ai dhe “produktet e falsifikuara Cleopatra që nuk ishin prodhuar nga Eastern Company arritën rreth 30 për qind të tregut”.

Kompania nënë e Eastern, Chemical Industries Holding, ka insistuar se ka bërë më të mirën për të mbrojtur markën. Ata thanë se regjistrimi i 548 markave tregtare nëpër botë do të kushtonte miliarda.

Kompania tha gjithashtu se ka një dosje të plotë të komunikimeve që ka shkëmbyer me Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e tregtisë dhe Industrisë dhe ambasadën egjiptjane, të shqetësuar për masat që janë marrë për të ndaluar dhunimin e markës tregtare dhe prodhimin e cigareve Cleopatra.

“Si rezultat i përpjekjeve të bëra, fabrika që prodhonte në Shqipëri u ndalua në 2015 për 1 vit, por pastaj u rikthye në punë përsëri”, tha kompania. 
Raportime për BIRN thanë se cigarete e falsifikuara ishin virtualisht të padallueshme nga origjinalet.

Etiketa bartnin fjalët “Made in Egypt” dhe paralajëmrimet e shëndetit bashkë me pretendimin se janë prodhuar nga Eastern Company.

Raportime për BIRN thanë se rritja e taksës së cigareve në Egjipt në 2010 krijuan një boom të tregut të zi për produktin.

Ndërkohë, Libia fqinje në kushtet e mungesës së ligjit që nga largimi i dhunshëm i Muammar Gaddafit në 2011, është shndërruar në parajsën e kontrabandistëve.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of