Home Ballina Ndërpritet greva e punëtorëve të Postës së Kosovës

Ndërpritet greva e punëtorëve të Postës së Kosovës

78
0
SHARE

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se është arritur një marrëveshje ndërmjet Sindikatës së Postës së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës për shpërndarjen e pagave të punëtorëve të Postës.

Lluka në një konferencë për media ka thënë se është gjetur një zgjidhje për pagesë për qiranë e Postës në mënyrë që të krijohen të ardhurat për pagat.

“Jam takuar me kryetarin e Sindikatës dhe me ndërmjetësimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, kemi gjetur një zgjidhje për pagesë për qiranë e Postës dhe pagat kanë filluar të paguhen. Është një arritje e përkohshme dhe së bashku me Sindikatën jemi pajtuar që ta bëjmë një zgjidhje më afatgjate për Postën”, ka thënë Lluka.

Ai ka thënë se problemet financiare që ekzistojnë në Telekomin e Kosovë, gjithashtu kanë vështirësuar gjendjen në Postë.

“Problemi ka ardhur ngase Telekomi i Kosovës është në krizë financiare mjaftë serioze dhe siç e dini ka pasur probleme në pagesën e qerasë ndaj Postës, ndërsa ana tjetër Posta e Kosovë të hyrat kryesore i ka nga qiraja që paguhet nga Telekomi”, tha ai.

Lluka ka thënë se Posta e Kosovës duhet të ndihmohet.

“Posta duhet të mbetet shtetërore për arsye të atyre shërbimeve që duhet të mbesin shtetërore dhe nuk ka atraktivitet për investime të huaja, por duhet të ndihmohet”, ka përfunduar Lluka.

Sipas njoftimit të MZHE-së, greva është ndërprerë, e cila kishte filluar sot në mëngjes.

“Palët u pajtuan për ndërprerjen e grevës të filluar sot në mëngjes dhe intensifikimin e bashkëpunimit gjatë muajve të ardhshëm, me fokus në adresimin e Strategjisë së Postës së Kosovës, me qëllim të evitimit të situatave të ngjashme dhe gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate për Postën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of