Ballina Ballina “Na u mohuan dy penallti, VAR-i duhet të përdoret në Champions” “Na...

“Na u mohuan dy penallti, VAR-i duhet të përdoret në Champions” “Na u mohuan dy penallti, VAR-i duhet të përdoret në Champions”

365
0
SHPËRNDAJE

Numri një i Romës beson se me VAR-in ndryshe do të kishin shkuar gjërat në sfidën me Liverpoolin.

Presidenti i Romës, Jim Pallotta, beson se do të ishte për të qeshur nëse VAR-i nuk do të përdoret në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Ekipi italian u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Liverpooli me rezultat të përgjithshëm 7-6 dhe te Roma besojnë se mund të kishin shkuar ndryshe gjërat me VAR-in.

“Është e qartë se VAR-i duhet të përdoret në Champions League sepse nuk mund të ndodhin këto gjëra”, tha ai.

“Stephan El Shaarawy në minutën e 49’ nuk ishte offside dhe mund të kishte shënuar; në atë të 63’ ishte prekje me dorë dhe e pa e gjithë bota, përveç atyre ne fushë; në atë të 67’ Schick rrëzohet në zonë”.

“E di se është e vështirë për gjyqtarët, për është e dhimbshme që u eliminuam në këtë mënyrë. Mund të ishte karton i kuq dhe me 10 lojtarë ndeshja do të kishte ndryshuar që në minutën e 63-të”.

“Liverpooli është ekip fantastik, përgëzime për arritjen në finale, por nëse ata (UEFA) nuk e përdorin VAR-in në Champions League për të mos lënë të ndodhin gjëra si këto, është me të vërtetë për të qeshur”, shtoi mes tjerash Pallotta.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments