Home Lajme Mysafirja shkon në emision të mëngjesit krejtësisht e zhveshur (Video)

Mysafirja shkon në emision të mëngjesit krejtësisht e zhveshur (Video)

26
0
SHARE

Një akademike e Cambridge u paraqit krejtësisht e zhveshur në emisionin e mëngjesit “Good Morning Britain”, për të debatuar pse BREXIT-i është sikur “rrobat e reja të perandorit”.

Dr. Victoria Bateman shkoi krejtësisht e zhveshur në emision, për të treguar pse mendon që largimi i Britanisë nga BE-ja do ta lërë vendin “të zhveshur ekonomikisht” dhe të “ekspozuar”.

Ajo tha: “Çelësi i këtij mesazhi është se Brexit është veshja e re e perandorit, të cilën Brexiter-ët e profilit të lartë iu premtuan votuesve të Brexit se nuk mund ta kenë”.

“Ekonomia britanike përballet me shumë probleme për momentin, por Bashkimi Evropian nuk është shkaku i këtyre problemeve”, tha ajo në emision.

Akademikja u pyet gjithashtu edhe për komentet në rritje në Twitter rreth daljes së saj zhveshur. Dr. Bateman tha se është e drejta e saj “ta përdorë trupin jo vetëm për seks dhe foshnje”.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of