Jetë, Lajme

“Muzeu i lidhjeve të thyera” hap dyert në kryeqytet

Prishtinë, 4 maj – Një mantel mëndafshi është relikt i një dashurie të ndaluar. Si Romeo e Xhulieta e përshkruan ajo që e ka dhuruar. Një histori dashurie nga Prishtina, e shtrirë mes shtatorit të vitit 2002 e marsit të 2005-tës, rrëfehet me një copë tekstili e një paragraf. “Ai më tregoi origjinën e tij vetëm në fund. Tha që nuk kishte guxim, që nuk donte të më humbiste”, shkruan ajo që e ka dhuruar mantelin për “Muzeun e lidhjeve të thyera”.

Të shumta janë historitë që janë përmbledhur në një ekspozitë. Të ndryshme janë edhe vendet prej nga janë mbledhur ato. Një vello nusërie bie në sy me të hyrë në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës. E trishtë është mënyra se si është thyer kjo lidhje me origjinë nga Stambolli.

“Një javë para se të ndërronte jetë bëmë një sesion fotografish të martesës. Ai doli nga puna në aeroport në mbrëmjen e 28 qershorit 2016, për të pritur autobusin që e çonte në shtëpi: u godit nga sulmi terrorist. Velloja ime është gjëja që më së miri tregon ditën që desha ta mbaja në mend me të”, tha dhuruesja.

Për të parën herë në Kosovë një projekt i përmasave globale dhe markë tregtare e regjistruar nga Olinka Vishtica dhe Drazhen Grubishiq është ndalur në kryeqytet. Origjina e Muzeut vjen nga Kroacia dhe muzeu permanent gjendet në Zagreb. Mbrëmjen e së enjtes ekspozita e “Museum of broken relationship” në Kosovë ka bërë bashkë vullnetarët që iniciuan shtrirjen e kësaj nisme deri në Prishtinë me audiencë e diplomatë evropianë. Hapja e ekspozitës, e cila prej sot (e premte) pret edhe vizitorët, është aktiviteti i parë që u prin atyre, të organizuara nga Qendra Informative e Kulturore e Bashkimit Evropian, në kuadër të shënimeve për Ditën e Evropës.

.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads