Home Opinione Mr. sc. Lulzim Nika mbrojti me sukses temën e doktoraturës me titull...

Mr. sc. Lulzim Nika mbrojti me sukses temën e doktoraturës me titull “Diplomacia ndërkombëtare dhe çështja e Kosovës 1997/1999”

135
0
SHARE

Sot me datë 22 maj 2019, në amfiteatrin e Fakultetit Filozofik, në Prishtinë, Mr. sc. Lulzim Nika mbrojti me sukses temën e doktoraturës me titull, “Diplomacia ndërkombëtare dhe çështja e Kosovës 1997/1999”.

Metodologjia e tezës bazohet në një studim të llojit cilësor ku ka si bazë burimet parësore (arkivore) dhe ato dytësore të autorëve të ndryshëm të kësaj problematike të shtjelluar në këtë punim akademik të dr. Nikës.

Komisioni për mbrojtjen e doktoratës ishte në këtë përbërje: prof. dr. Ibrahim Gashi (kryetar), prof. dr. Haxhi Ferati dhe dr. Lush Culaj (nga Instituti Albanologjik), anëtar

Interesimi ishte i madh: të cilën gjë e tregojë prezenca e numrit të madh të të interesuarave që e kishin mbushur përplot amfiteatrin e këtij fakulteti, duke filluar nga i pari i komunës së Drenasit, z. Ramiz Ladrovci, personalitete akademike dhe familjar.

Tema e doktoraturës ishte e mbështetur në dokumentet arkivore të hulumtuar dhe të trajtura për herë të parë në këtë punim akademik.

Pas një punë disa vjeçare, z. Nika në studimin e tij, trajtojë gjerësisht kontributet e diplomatik të shteteve më të fuqishme të botës rreth çështjes së Kosovës, si SHBA-ve, shteteve evropiane dhe asaj ruse.

Punimi shqyrtojë në mënyrë shkencore, me argumente burimore arkivore përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e problemit të Kosovës.
Diplomacia botërore ishte e ndarë, diplomacia e SHBA-ve dhe e Britanisë së Madhe ishin për zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës, shtetet tjera evropiane ishin për ruajtjen e një Status-Quo-e, ndërsa diplomacia ruse ishte në mbrojtjen e interesave serbe, e bashkërenduar mirë me politiken milosheviqiane.

Po ashtu shtjelloj edhe rolin e politikës paqësore të dr. Ibrahim Rugovës, të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe NATO-s, gjithmonë sipas burimeve arkivore.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of