Home Ballina Mourinho flet pas veprimit në Torino, befason me deklaratën e tij

Mourinho flet pas veprimit në Torino, befason me deklaratën e tij

25
0
SHARE

Ish trajneri i Interit kishte bërë një gjest interesant para Juventusit në turmën në Old Trafford, por pasi përfundoi ndeshja në Torino ku mbajti dorën në vesh kinse nuk po i dëgjoi atë

“U fyeva për 90 minuta. Erdha këtu, bëra punën time, asgjë tjetër”, tha trajneri për Sky Sport italia.

“Nuk e fyeva askënd deri në fund, bëra vetëm një gjest që dëshiroja të dëgjoja më shumë brohoritma. Nuk është dashur ta bëj, me kokë të ftohtë nuk është dashur ta bëj, por pasi fyen familjen time, përfshirë edhe familjen e Interit, reagova kështu”.

“Ne luajtëm një ndeshje fantastike, në top nivelin tonë, përderisa nuk ka më mirë. Erdhëm këtu, luajtëm si skuadër kundër një skuadre me një nivel dhe potencial tërësisht ndryshe”.

“Ne arritëm që të fitojmë sepse ne luajtëm një ndeshje shumë, shumë pozitive dhe ne kërkuam fitore deri në fund. Ne e kërkuam atë”.

“Fellaini e ndryshoi ndeshjen, si bën zakonisht. Ne nuk e patëm atë në ndeshjen e parë, Juventus luajti me Barzaglin për të na kontrolluar neve, por ne shkuam në lojë direkte dhe shënuam golat”.

“Ne futëm edhe Juan Mata jo për të gjuajtur gjuajtje të lira por për të krosuar të Fellaini, i cili dominon në ajër”.

“Një pikë apo tri nuk do të ndryshojnë shumë për Juventusin, por tri pikë janë të mëdha për ne. Mendova një barazim por ne morëm rezultatin që e merituam”.

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of