Home Jetë Mos ua rrëfe arritjet e tua të gjithëve, në asnjë mënyrë!

Mos ua rrëfe arritjet e tua të gjithëve, në asnjë mënyrë!

65
0
SHARE

Sa herë kemi ëndërruar dhe planifikuar diçka, por që duket e pamundur për t’u mbajtur për ne? Dhe kemi një dëshirë të pabesueshme për t’u treguar disa njerëzve, sepse besojmë që këta njerëz do të na inkurajojnë të kërkojmë mënyra për të përmbushur gjëra të tilla, ose që personi do të jetë i lumtur të dijë se kemi plane për të realizuar ëndrrat tona.

Është shumë e vështirë për të mbajtur diçka për veten tonë, por në çdo rast ose në shumicën e rasteve, duke i treguar dikujt ëndrrat tuaja, qëllimet dhe planet, bëni gabim. Më e pakta, sepse personi mund të mos i përmbushë pritjet tuaja me inkurajimin, ndihmën dhe fjalët e motivimi.

Unë vetë e kam përjetuar këtë eksperiencë të papëlqyeshme, ku i kam treguar objektivin tim dikujt, që më tha se ishte e vështirë të arrihej dhe shumë i komplikuar. Praktikisht më dekurajoi.

Por me ardhjen e pjekurisë, kam mësuar të qetësohem dhe të mendoj që, ia vlen apo jo, para se t’ia them dikujt objektivat e mia, e vëzhgoj mirë personin, para se të vendos që t’i them gjërat që dua të realizoj.

Zoti do të mirën tonë dhe do që të na shohë gjithmonë me njerëz që kanë zemër të mirë.

Por kini gjithmonë kujdes se çfarë thoni dhe kujt ia thoni, sepse është më mirë të heshtësh, se sa të thuash diçka që është e rëndësishme për ty, tek dikush që nuk ka asgjë për të shtuar.

Mbase titulli i këtij artikulli është radikal, por në varësi të jetës shoqërore që keni, mund të jetë zgjidhja e vetme.

Natyrisht, çdo rregull ka përjashtimin e vet, dhe në disa situata mund t’ia thuash planet e tua personit që sigurisht të do të mirën dhe të të ndihmojë.

Por gjithmonë ndalu dhe mendo, nëse jeton në një mjedis të rrethuar prej pesimistëve, më mirë hesht, se sa të shohësh planet e tua të ndeshin në fjalë dekurajuese?

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of