Home Shendetesi Mjekët i thanë të priste këmbën, historia e Luljetës që ngjit majat...

Mjekët i thanë të priste këmbën, historia e Luljetës që ngjit majat e maleve (Video)

193
0
SHARE

Ajo është një vajzë që pasionin më të madh në jetë ka të ngjisë majat e maleve. Por një sëmundje e rrallë që preku fillimisht këmbën e saj ndërpreu në mes gjithçka. Mjekët nuk i dhanë shpresë duke i thënë se këmba e saj duhej të pritej që sëmundja të mos prekte gjymtyrët e tjera. E tillë ishte gjendja e Luljeta Ademit, 40-vjeçares nga Shkupi i Maqedonisë, e cila prej 17 vitesh kishte bashkëjetuar me sëmundjen e rrallë, osteomilitis ose ndryshe sëmundja e infeksionit të kockës.

Prej 17 vitesh unë jetoja me këtë tmerr apo përbindësh që po më hante. Gjatë procesit unë humba 2 gishta të këmbës së djathtë. Jam trajtuar kryesisht në Maqedoni, më pas në Turqi, Slloveni dhe në Zvicër”, tregoi Luljeta.

Por gjithçka ndryshoi në jetën e Luljetës pasi takoi profesor Hetem Ramadanin.

“Isha me dy paterica dhe tërhiqesha zvarrë. Zoti Hetem më tha: “Për dy muaj do të të shëroj”. Dola, takova familjarët e mi dhe askush nuk e besoi këtë të them të drejtën. Por unë besoja. Ndodhi mrekullia vetë. Kur bëra fiks dy muaj trajtim, u bëra gati të ngjis majën e Lubotenit duke kombinuar ushqimin, aktivitetin fizik dhe meditimin. Më besoni që kur i kombinoni të treja këto ndodhin çudira”, tha ajo.

Luljeta Ademi tashmë gëzon shëndet të plotë dhe gjithnjë kujdeset për regjimin ushqimor, aktivitetin fizik dhe meditimin.

Ndërkohë Ramadani shtoi se nëse arrijmë të ushqejmë qelizat shëndetshëm, mund të rikthejmë funksionin e tyre dhe më pas sëmundja ndërpitet.

“Ajo është e veçantë, nuk ndalet duke thënë se u shërova, por ka synime dhe vazhdon aktivitetin. Ajo vetëm zgjedh majat më të larta dhe ka ngjitur disa nga më të lartat në Ballkan. Sipas mjekësisë, për të nuk kishte zgjedhje tjetër përveçse të hiqte gjymtyrën, kurse unë duke kuptuar thellësisht personin, sepse nuk merrem me sëmundjen, por me personin dhe duke kuptuar tregimin e tij, i jap një receprurë ku qeliza fillon funksionon. Qelizat e gjithsecilit nga ne kanë nevojë për vitamina, për minerale, për yndyrna të dobishme proteina dhe këto janë baza. Nëse ne ushqejmë qelizat atëherë rikthejmë funksionin e tyre dhe ndërpritet sëmundja”, tha Ramadani.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of