Home Jetë Mitet dhe të vërtetat rreth rritjes së gjoksit

Mitet dhe të vërtetat rreth rritjes së gjoksit

120
0
SHARE

Gjiri përbehet prej indeve dhjamore, pra nuk është as më pak e as më shumë sesa yndyrë. Ushtrimet mund të tonifikojnë muskujt e kraharorit por nuk rrisin masën e gjoksit, shtimi i peshës mund të rrisë lehetësisht gjoksin dhe ndaj metodave natyrale që premtojnë mrekullinë brenda natës duhet të jeni dyshues.

Një proces natyral

Një rritje në nivelet e estrogjenit dhe progesteronit pas fillimit të kontraceptivëve, mund të shkaktojë ndryshime në gji. Këta të fundit do të fryhen, do të ndihen më të tendosur dhe mund të ndjeni dhimbje të lehta, por sërish pas ndërprerjes së tyre forma e gjoksit rikthehet si më parë.

Asgjë nuk mund ta ndalojë gjoksin të humbasë elasticitetin ! Është një proces natyral që nuk mund të parandalohet ! E për fatin e keq të femrave gjoksi plaket dy deri në tre vjet më shpejtë sesa pjesa tjetër e lëkurës, ndaj kujdesi për të duhet të jetë maksimal. Të gjithë fajin e ka kolagjeni, proteina e bukurisë që pas moshës 25 vjeçare fillon e reduktohet ndjeshëm.

Ndryshimi i gjoksit me kalimin e viteve

Struktura e gjoksit ndryshon me kalimin e viteve dhe kjo gjithçka falë ligamenteve dhe muskujve në zonën e dekoltesë. Ashtu si të gjitha indet në trupin tuaj dhe ato të gjoksit përbëhen nga kolagjeni dhe elastina, prodhimi i të cilave reduktohet me moshën. Mos u gënjeni nga asnjë produkt apo truk, pasi asgjë nuk mund ta ndalojë gjoksin të humbasë elasticitetin ! Është një proces natyral që nuk mund të parandalohet !

Megjithatë Living do të ndajë me ju disa veprime që përshpejtojnë procesin e rënies së gjoksit, ndaj kini kujdes.
Pirja e duhanit shkakon reduktim të qarkullimit të gjakut të pasuruar me oksigjen nëpër trup, gje e cila refletktohet me humbje elasticiteti dhe krijimin e rrudhave.
Mospërdorimi i kremit mbrojtës. Gjithnjë kur aplikojmë krem qpftë hidratant apo me faktor mbrojtës nuk duhet të harroni pjesën e qafës dhe dekoltesë.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of