Home Lajme Ministri i Kulturës dhe Sportit reagon ashpër ndaj Artmotion

Ministri i Kulturës dhe Sportit reagon ashpër ndaj Artmotion

44
0
SHARE

Kompania kabllore ‘Artmotion’ pronë e Shkelqim Devollit në mënyrë të kundërligjshme ka blerë të drejtat televizive për transmetimin e Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës brenda territorit të Republikës së Kosovës nga Radiotelevizioni i Serbisë dhe Telekomi serb. Për këtë rast ka reaguar edhe ministri i Kulturës dhe Sportit, Kujtim Gashi.

“Është e papranueshme që pas aq shumë mundimeve, vuajtjeve e sakrificave për të ndërkombëtarizuar sportin e Kosovës, e veçanërisht futbollin, sot të ketë tendenca që të vihet në pikëpyetje anëtarësimi ynë në UEFA e FIFA, nga pretendimet për të transmetuar në Kosovë Ligën e Kampioneve të UEFA-së, përmes Radio Televizionit të Serbisë, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ai tutje ka treguar se Kosova është e barabartë në UEFA dhe FIFA dhe për këtë më së shumti jemi borxhli ndaj Legjendës së Sportit tonë, Fadil Vokrrit.

“Është fyerje edhe ndaj tij dhe gjithë atyre që kanë dhënë e sakrifikuar aq shumë për të përjetuar emocionet si ato që kishim në ndeshjen premiere Kosovë – Ishujt Faroe. Nëse lejohet një hap i tillë, esencialisht mund të kontestojë barazinë tonë me shtetet e tjera në UEFA dhe FIFA”.

Ministri Gashi ka thënë se Kosova është shtet i pavarur e sovran dhe Serbia nuk mund të ketë kurrë me asnjë kompetencë mbi Kosovën, as për sport e as për asnjë gjë tjetër.

“Si Ministër i Sportit, pres që të gjitha institucionet përgjegjëse të kryjnë detyrat e tyre për të garantuar pavaresinë e sportit të Kosovës, qoftë në fushat e blerta apo në ekranet tona televizive. Ashtu siç nuk mundet më Serbia të organizojë ndeshje futbolli në territorin e Kosovës, nuk mundet as të marrë të drejta për transmetime televizive në Kosovë, sepse ndryshe ky do të ishte cenim i integritetit territorial të shtetit tonë. KG”.

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of