Home Ekonomi Miliarderi Amerikan Daniel Cannon, largohet nga Kosova

Miliarderi Amerikan Daniel Cannon, largohet nga Kosova

55
0
SHARE

Kompania Artillery One e miliarderit amerikan Daniel Cannon, e cila siç ka raportuar Metro në Nëntor të vitit 2018, kishte shprehur interesimin për shpëtimin e Telekomit të Kosovës, është tërhequr zyrtarisht nga ky interesim për shkak të vonesave dhe punës së ngadaltë të institucioneve vendore. Në vend të Kosovës, ‘Artillery One’ tashmë ka zgjedhur ishullin Bermuda për të kryer investimet e planifikuara, trasnmeton Gazeta Metro.


Artillery One fillimisht kishte plan për shpëtim të Telekomit të Kosovës, përfshirë edhe ruajtjen e të gjitha vendeve të punës, duke investuar për privatizimin e tij të pjesshëm dhe duke e shndërruar Telekomin ne biznes global të sektorit “FinTech” (teknologji moderne të sektorit financiar) se bashku me partnerët e kompanisë në SHBA, Zvicër dhe Kosovë.

Këtë e konfirmon përfaqësuesi kosovar i ‘Artillery One’, Senton Kaçaniku, i cili në një bisedë për Gazetën Metro, ka shtuar se “është një fatkeqësi e madhe për Kosovën kur e shohim sa mjedis jomiqësor kemi këtu për investimet amerikane, përderisa deklarativisht të gjithë e kanë gojën plotë dashuri për SHBA’të.

“Ne kemi kërkuar qasje në dokumentacion për të pasur mundesi të vazhdojmë më tutje me ofertë për investim strategjik, dhe jo vetëm që nuk na është dhënë qasja në dokumentacionin e kërkuar, por madje as përgjigje nuk kemi marrë prej Ministrise se Zhvillimit Ekonomik”, ka thënë Kaçaniku.

Ndryshe, Artillery One mbetet e interesuar në Kosovë vetëm lidhur me gjetjen e një rruge për investim në projektin për ndërtimin e Pendës së Drenicës në Skenderaj, meqenëse sipas Kaçanikut “autoritetet lokale në Skënderaj kanë treguar qasje shumë më miqesore dhe profesionale ndaj investitorëve, sesa Ministria e Zhvillimit Ekonomik”, trasnmeton Gazeta Metro.

Por, miliarderi amerikan i firmës në fjalë, Daniel Cannon, tashmë ka gjetur mirëkuptim me Qeverine e Bermudas, ku vetë Kryeministri i këtij vendi i ka bërë publik lajmin për ftesën që i është bërë z. Cannon, për të shkuar në këtë vend dhe për të investuar në biznes të ri atj.

Telekomi i Kosovës, që dikur ishte kompania më e suksesshme në vend, kohët e fundit po ballafaqohet me probleme serioze financiare dhe me vështirësi për të siguruar pagat për mbi 2600 puntorët e tij. Shumë ekspertë tashmë kanë deklaruar se gjendja është alarmante dhe Telkomi përballet me rrezikun për falimentim, nëse nuk hapet rruga për investim privat./gazetametro.net

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of