Ballina, Botë, Lajme

MICHELLE OBAMA IA MERR TITULLIN E “GRUAS MË TË ADMIRUESHME” HILLARY CLINTONIT

Ish-Zonja e Parë e Amerikës, Michelle Obama, i ka dhënë fund “mandatit” 17 vjeçar të Hillary Clinton si gruaja më e admirueshme në Amerikë.

Hillary Clinton, ish-kandidate për presidente të Amerikës, Sekretare e Shtetit dhe Zonjë e Parë, është radhitur e treta në sondazhin e përvitshëm të Gallup, derisa moderatorja e talk-shoë, Oprah Winfrey është në vend të dytë.

Mbretëresha Elizabeth II ka përmbyllur top 10-shen për herë të 50-të, ka njoftuar Gallup.

Në ndërkohë, edhe bashkëshorti i Michelle, ish-presidenti amerikan Barack Obama është shpallur “burri më i admiruesshëm” në Amerikë për herë të 11-të me radhë.

Presidenti aktual i Amerikës, Donald Trump, përfundoi në vend të dytë, për të katërtin vit radhazi.

Ky sondazh është realizuar ccdo vit, qysh nga viti 1946, me përjashtim të vitit 1976.

1025 të rritur janë anketuar duke u kërkuar atyre që të thonë emrin e gruas dhe burrit, që jeton kudo në botë, dhe të cilët ata i admirojnë më së shumti.

Gruaja më e admirueshme

  • Michelle Obama – 15%
  • Oprah Winfrey – 5%
  • Hillary Clinton – 4%
  • Melania Trump – 4%
  • Queen Elizabeth II – 2%

Burri më i admirueshëm

  • Barack Obama – 19%
  • Donald Trump – 13%
  • George W Bush – 2%
  • Pope Francis – 2%
  • Bill Gates 1%

Hillary Clinton, ish senatore demokrae dhe Sekretare e Shtetit e cila ka kandiduar për  presidente të Amerikës në vitin 2016, ka qëndruar në krye të kësja liste 22 herë, duke përfshirë 17 vjetët e fundit radhazi.

Oprah Winfrey asnjëherë nuk ka arritur të kryesojë këtë listë por ajo ka qenë e dyta në këtë rangim 14 herë.

Në ndërkohë, nëse Barack Obama arrin të jetë sërish i pari në këtë sondazh atëherë ai do ta mbajë rekordin – ish presidenti Dwight Eisenhoëer ka arritur ta marrë titullin “burri më i admirueshëm” 12 herë me radhë.

Donald Trump, është një nga dy presidentët, që nuk ka arritur ta marrë këtë titull gjatë kohës sa është president i Amerikës, bashkë me Gerald Ford.

Gallup ka thënë se ky sondazh që është kryer mes datave 3-12 dhjetor ka një margjinë të gabimit plus ose minus katër pikë përqindjeje.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads