Home Ballina Meta shpërthen kundër Soros: I them se jam i racës së Avni...

Meta shpërthen kundër Soros: I them se jam i racës së Avni Rustemit, jo të Gruevskit

101
0
SHARE

Si asnjëherë më parë, Presidenti Ilir Meta ka sulmuar miliarderin George Soros, duke folur për instalimin e një shteti paralel në Shqipëri si dhe duke deklaruar se ai nuk është raca e Gruesvskit por e Avni Rustemit.

Në fillim të fjalës së tij Meta foli mbi votimet e 30 qershorit, duke i cilësuar si një turp ku kutitë e votimit u mbushën nga socialistët.

 ‘Votime të suksesshme e paqësore socialiste. I përqafoj shqiptarët që nuk ranë në kurthin e përplasjes civile. Nuk është një kurth i ri, është një komplot që bazohet jo në parimet e demokracisë as në vlerat e BE dhe NATO-s e cila ka në zemër demokracisë. Bazohej në parimet e ‘deep state’ qëë synon kapjen e plotë të shtetit. Axhendat e nëndheshme janë një komplet ndaj qytetarëve që duan një demokraci perëndimore. Prej kohësh i kam bërë të qartë zotit Basha, zonjës Kryemadhi e madje mikut tim doktorit që të jenë të kujdesshëm e mos bien pre e një grupi të strukturuar PPP (koncensionet)  dhe një d e vogël, është një grup i strukturuar që punon sipas parimeve të deep state, që kanë gjetur dhe njeriun e duhur për këtë që nuk vjen në takim më presidentin por lahet në puishinë edhe pse presidenti i ka treguar rrugën e zgjidhjes që nuk është Rama ik siç kërkon Basha, Kryemadhi apo populli opozitar por Rama reflekto! Kjo ishte deri të shtunën në darkë, tani kam një axhendë tjetër: Edi thellohu se ky është atdheu i të gjithë shqiptarëve, nëse ti nuk je i pavarur, unë dhe gjithë shqiptarët që kanë ende gjak shqiptari do e mbrojnë Shqipërinë nga gjithë ata miliarderë që i duket Shqipëria mizë…

Kam një fjalë edhe për miliarderin Xhorxh Sorrros. Atëhere na ndihmoi në kohën e opozitës, edhe ai socialist është,  i uroj jetë gjatë, suksese dhe të birit që vjen shpesh në Shqipëri, Kosovë e Serbi, t’i gëzojë ato të vetat, por Shqipëria është e vogël për përmasat e tij, Ilir Meta nuk është i rracës së Gruevskit, është i rracës së politikanëve si Avni Rustemi, Mic Sokoli etj’, tha Meta.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of