Futboll, Sport

Messi dhe Ronaldo për të parë “ndeshjen e shekullit” bashkë? Njëri prej tyre pranon ftesën

Finalja e Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors mund të bëjë bashkë Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Të dy janë ftuar nga Federata Spanjolle e Futbollit, teksa argjentinasi i Barcelonës ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Cristiano Ronaldo nga ana tjetër ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij siç shkruan AS.

Federata parashikon që të dy të ndjekin krah për krah këtë sfidë, por mendohet se Cristiano Ronaldo nuk do e pranojë këtë kërkesë.

Dy arsyet se përse ai mund të marrë këtë vendim sipas “AS” janë prezenca e Leo Messit, si dhe rikthimi në Bernabeu.

Federata është ende në pritje të një konfirmimi nga portugezi.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads