Ballina, Lajme, Shqipëri

Mësim në acar, në Korçë nis me vonesë

Acari në qarkun e Korçës po ndikon në zhvillimin e procesit mësimor.

 Në disa fshatra të thellë raportohet se mësimi në shkolla nuk ka nisur në kohë si pasojë e motit të ftohtë.

Një ditë më parë mësimi u zhvillua me orë të reduktura. Në Korçë temperaturat kanë zbritur nën -12 gradë celsius ndërsa pritet që edhe mësimi të pezullohet ne disa institucione arsimore për shkak të të ftohtit të papërballueshëm.

Situata e shkaktuar nga moti i keq ka shpërfaqur një tjetër problematikë si rrjedhojë e reformës territoriale. Mungesa e mjeteve borëpastruese për Njësitë Administrative ka sjellë edhe vështirësi sa i takon pastrimit të rrugëve në zonat rurale çka sipas prefektit të Korçës është një problematikë që kërkon zgjidhje.

Në mbledhjen e shtabit të emergjencave në Korçë problemi i pastrimit të rrugëve të fshatrave nga bora është konsideruar si një shqetësim ndërsa për menaxhimin e situatës disa prej bashkive të qarkut juglindor kanë hasur vështirësi si pasojë e pamjaftueshmërisë së mjeteve për pastrimin dhe hapjen e rrugëve nga bora.

Prej disa ditësh qarku juglindor është përballur me reshje të shumta bore dhe temperatura disa grade nen zero ndërsa shumë prej fshatrave të thellë malorë janë izoluar për ditë të tëra.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads