Home Ballina Merkel ia bën ‘8 me 2’ shtetit që nuk e ka njohur...

Merkel ia bën ‘8 me 2’ shtetit që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës: I vendos ultimatum

53
0
SHARE

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vizituar Athinën ku i vendosi ultimatumin që marrëveshja me Shkupin, të mbyllet sa më parë.

Temat kryesore të bisedimeve kanë qenë marrëveshja e arritur mes Athinës dhe Shkupit, për emrin e Maqedonisë.

Merkel ka udhëtuar drejt shtetit grek, për të bindur Athinën zyrtare aprovimin e marrëveshjes së Prespës për emrin e Maqedonisë.

Për më tepër kancelarja gjermane i ka vendosur ultimatumin Greqisë,  pasi kërkon që marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës të mbyllet sa më parë, kjo për t’i hapur rrugë Maqedonisë për t’u antarësuar në NATO dhe

Bashkimin Europian se Greqia është një nga shtetet problematike të Evropës, tregon edhe fakti se ky shtet është një nga pesë anëtarët e Bashkimkit Evropian që nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

Kujtojmë se, Agela Merkel herën e fundit u prit me protesta të zemëruara dhe parulla armiqësore. Kësaj here shumë miqësisht.

Parlamenti i Maqedonisë mbrëmë miratoi ndryshimet kushtetuese për të mundësuar ndryshimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut, sipas marrëveshjes së arritur në Prespë me fqinjin jugor të saj, Greqinë.

Tashmë loja nis në Athinë, ku marrëveshja e Prespës duhet të miratohet nga parlamenti i Greqisë. Ministri i Mbrojtjes Panos Kamenos është kundër paktit që Tsipras arriti me Zaev.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of