Ekonomi, Lajme

Memli Krasniqi ka investuar rreth 31 mijë euro në kriptovaluta

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në deklarimin vjetor në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), ka deklaruar se ka investuar rreth 31 mijë euro në kriptovaluta.

“Në pajtim me përgjigjen e marrë nga AKK për deklarimin e “kripto-valutave” ju njoftoj e unë posedoj sasinë dhe llojet e të njëjtave, si vijon: 20000 XRP, 300 ETC, 3 BCH, 10 XMR, 50 REP, 1000 IOT, 5 ZEC, 5000 XLM, 7000 BAT, 7000 ADA, 20000 TRX, 20000 XVG, 7000 VIB, 2000 SUB, 10000 MANA, 50 QTUM, 10 NEO, 2000 GTO, 500 ICN, 1000 FUN, 500 CLO, 800 BLZ, 100000 CV, 100000 STQ, 1600 WPR, 10 BNB, 890 BEE, 500 ING, 2000 CJT, 1000 BERRY, 15000 BNK”, ka deklaruar Krasniqi, shkruan Telegrafi.

Nga një përllogaritje me vlerën aktuale të kriptovalutave në treg sipas të dhënave në CoinMarketCap, del se Krasniqi në këto monedha ka të investuara 30,885.42 euro.

20,000 XRP (Ripple) kanë vlerë 10,117.36 euro,
300 ETC (Ethereum Classic) kanë vlerë 4,004.18 euro,
3 BCH (Bitcoin Cash) kanë vlerë 2,415.72 euro,
10 XMR (Monero) kanë vlerë 1,155.70 euro,
50 REP (Agur) kanë vlerë 1,430 euro,
1,000 IOT (Iota) kanë vlerë 1,210 euro,
5 ZEC (ZCash) kanë vlerë 909 euro,
5,000 XLM (Stellar) kanë vlerë 1,064.53 euro,
7,000 BAT (Basic Attention Token) kanë vlerë 1,333.49 euro,
7,000 ADA (Cardano) kanë vlerë 1,053.99 euro,
20,000 TRX (Tron) kanë vlerë 808.54 euro,
20,000 XVG (Verge) kanë vlerë 529.34 euro,
7,000 VIB (Vibe) kanë vlerë 639.82,
2,000 SUB (Substarum) kanë vlerë 526.03 euro,
10,000 MANA (Decentraland) kanë vlerë 811.56 euro,
50 QTUM (Qtum) kanë vlerë 514.50 euro,
10 NEO (Neo) kanë vlerë 381.80 euro,
2,000 GTO (Gifto) kanë vlerë 301.96 euro,
500 ICN (Iconomi) kanë vlerë 335.92 euro,
1,000 FUN (FunFair) kanë vlerë 23.94 euro,
500 CLO (Callisto Network) kanë vlerë 15.03 euro,
800 BLZ (Blaze Coin) kanë vlerë 0.33 euro,
100,000 CV (CarVertical) kanë vlerë 171.60 euro,
100,000 STQ (Storiqa) kanë vlerë 671.80 euro,
1,600 WPR (WePower) kanë vlerë 77.75 euro,
10 BNB (Binance Coin) kanë vlerë 132.50 euro,
890 BEE (Bee Token) kanë vlerë 26.43 euro,
500 ING (Iungo) kanë vlerë 25.79 euro,
2,000 CJT (ConnectJob) kanë vlerë 85.24 euro,
1,000 BERRY (Rentberry) kanë vlerë 22.05 euro dhe
15,000 BNK (Bankera) kanë vlerë 89.52 euro.

Në deklarimin e tij, Krasniqi ka treguar se mban katër funksione zyrtare. Deputet në Kuvendin e Kosovës, nënkryetar i PDK-së, ligjërues në kolegjin “Iliria” dhe është pjesë e komunitetit Olimpik të Kosovës.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads