ShowBiz, Yjet

Mediumi serb, Kurir: Dua Lipa ka pushtuar botën me zë, por bukurinë e ka trashëguar prej nënës

Shqiptarja nuk e ka pushtuar hollivudin vetëm me bukurinë, por edhe me zë. Dua Lipa tashmë është seks simbol, por gjenet e bukurisë i ka nga nëna e saj

Kështu e nis një shkrim portali serb Kurir për këngëtaren 22-vjeçare shqiptare, që gjithnjë e më tepër po arrin majat e industrisë së muzikës.

Këngëtarja u bë e famshme falë këngëve “New Rules”, “be the One” dhe “IDGAF” ndërsa jeta e saj private tërhoqi vëmendjen e publikut botëror.

Bukuroshja e talentuar është një ëndërr e shumë meshkujve ndërsa nëna e saj Anesa, shumëkush do të pajtohet, se duket e mrekullueshme në dekadën e pestë të jetës.

Anisa është aktive në rrjetet sociale, ku adhuruesit e këngëtares e duan tejet fortë dhe duket se i ndjek trendet botërore të modës.

Dua e trashëgoi talentin nga babai Dukagjini, pasi që ai ka bërë muzikë për dekada në Kosovë, ndërsa ajo sigurisht që bukurinë e “ka marrë” nga e ëma.

Ndryshe, Dua ditë më parë triumfoi në festivalin muzikor britanik Brit Awards duke fituar dy çmime nga pesë nominimet.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads