Home Ballina Mediumi malazias e krahason Kosovën me Anglinë

Mediumi malazias e krahason Kosovën me Anglinë

37
0
SHARE

Fitorja me rezultat 2:0 e Kosovës kundër Malit të Zi mbrëmë u bëri përshtyje edhe vetë malaziasve. E përditshmja e Malit të Zi, Vijesti, tha se Mali i Zi nuk e pati asnjë rast në Prishtinë, sikru të ishte duke luajtur kundër Anglisë.

Kosova arriti ta sigurojë mbrëmë një fitore shumë të rëndësishme kundër Malit të Zi për ëndrrat për kualifikim në Kampionatin Evropian, që do të zhvillohen verën e vitit të ardhshëm.

Djemtë e Bernard Challandes arritën ta gjejnë golin e parë qysh në minutën e dhjetë të ndeshje, përmes Amir Rrrahmanit, e atë të dytën në minutën e 34-të, përmes Vedat Muriqit.

Megjithatë, statistikat e ndeshjes tregojnë për një dominim edhe më të madh të Kosovës. “Dardanët” i krijuan katër raste shumë të mira për të shënuar, përderisa malaziasit asnjë. Kjo statistikë i la përshtypje mediumit “Vijesti”.

“Mali i Zi pa asnjë rast në Prishtinë – sikur të ishte duke luajtur kundër Anglisë”, ka shkruar “Vijesti.me”.

Pas kësaj fitoreje të rëndësishme, Kosovën e presin dy ndeshje të vështira në muajin nëntor – ajo kundër Çekisë si mysafire dhe pastaj në “Fadil Vokrri” kundër Anglisë. Këto do të jenë dy ndeshjet e fundit të Grupit A.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of