Home Muzike Më në fund edhe Bebe Rexha koncert në Prishtinë

Më në fund edhe Bebe Rexha koncert në Prishtinë

156
0
SHARE
NEW YORK, NY - JANUARY 28: Bebe Rexha attends the 60th Annual GRAMMY Awards - Arrivals at Madison Square Garden on January 28, 2018 in New York City. (Photo by Presley Ann/Patrick McMullan via Getty Images)

Përderisa Rita Ora e Dua Lipa mbajtën koncerte në vendlindje, duke performuar para mijëra shqiptarëve, tani është radha e saj.

Këngëtarja Bebe Rexha, që gjithmonë thekson origjinën e saj shqiptare, deri më tani nuk ka qenë asnjëherë në Kosovë për të performuar para mijëra fansave që ka edhe këtu.

Por koha ka ardhur!

Prive ka marrë vesh se Bebe Rexha pritet që të vijë në Prishtinë gjatë muajit tetor dhe ardhjen e saj këtu, e mundëson një bankë komerciale që operon në Kosovë.

Megjithatë, duhet theksuar se ky informacion mbetet ende i pakonfirmuar nga dora e parë, por në ditët në vazhdim do përpiqemi të sjellin detaje të konfirmuara.

Këngëtarja Bebe Rexha nuk ka qenë asnjëherë në Kosovë, ndërsa ka mbajtur një koncert në Tiranë në tetor të vitit 2016.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of