Futboll, Sport

Mbretërit e Evropës: Salah e kalon Ronaldon… Messi!

Salah është “mbreti” i Evropës. Egjiptiani ka shënuar 43 gola në të gjitha garat për Liverpoolin, duke lënë prapa Ronaldon dhe Messin.

Me dy finalizime kundër Romës në Ligën e Kampionëve, Mohamed Salah ka pushtuar vendin e parë sa i përket golave të shënuar në të gjitha garat, shkruan Gazeta Express.

Egjiptiani tani numëron 43 gola në të gjitha garat për Liverpoolin, 10 prej tyre në Champions League, 31 në Premierligë – duke lënë prapa Cristiano Ronaldon që nuk e gjeti rrugën drejt portës në fitoren 2-1 të Real Madridit kundër Bayern Munichut, duke mbetur në kuotën e 42 golave në 40 paraqitje.

I treti gjendet Ciro Immobile i Lazios me 41 gola në 45 takime, kurse në vendin e katërt pozicionohet Lionel Messi me 40 gola në 50 paraqitje.

Top pesëshja kompletohet me sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski, që gjithashtu nuk shënoi në ndeshjen e mbrëmshme kundër Real Madridit në Champions League.

29 vjeçari mbeti në kuotën e 39 golave në 44 paraqitje.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads