Kosovë, Lajme

Mashtrimet e KEDS-it – Shteti evidenton 24 viktima të kompanisë turke

Kompania KEDS vetëm gjatë vitit 2018 ka mashtruar njëzetë katër konsumatorë, nëpërmjet faturimit të rrejshëm. Këtë konkludim e ka dhënë Zyra e Rregullatorit për Energji, e cila ka vendosur që ta detyrojë KEDS-in që t’ua kthejë paratë konsumatorëve.

Vetëm përgjatë vitit 2018, Korporata Energjetike KEDS humbi 24 konteste ndaj konsumatorëve të korporatës, të cilët paraqitën pranë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) mashtrimet e kompanisë që është e licencuar për distribuimin e energjisë elektrike në Kosovë.

Nga tri mbledhje të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë gjatë vitit 2018, kanë dalë 24 vendime kundër KEDS-it. Janë refuzuar ankesat e KEDS/KESCO ndaj vendimeve të Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorëve (DMK) pranë ZRrE-së dhe janë aprovuar ankesat e konsumatorëve kundër kompanisë turke.

Në mbledhjen e parë të Bordit të ZRrE-së për këtë vit, më 29 mars, u refuzuan 16 ankesa të KEDS-it kundër vendimeve të Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, e cila në të gjitha këto raste vërtetoi se KEDS kishte mashtruar konsumatorët.

Ndërkaq, në mbledhjen e dytë të Bordit të ZRrE-së për këtë vit, të mbajtur më 13 qershor, ishte vendosur që të aprovohej në një rast ankesa e një konsumatori kundër KEDS/KESCO dhe që të refuzoheshin dy ankesa të tjera të korporatës ndaj vendimeve të DMK-së kundër KEDS-it.

Në të njëjtën mbledhje të Bordit të ZRrE-së në muajin qershor ishin refuzuar katër ankesa të konsumatorëve kundër KEDS-it.

Pavarësisht se në dy mbledhjet e para të Bordit të ZRrE-së të mbajtura gjatë këtij viti dolën 19 vendime kundër KEDS-it, gjatë muajve të ardhshëm ZRrE doli në përfundim se korporata që distribuon energjinë elektrike në Kosovë kishte mashtruar edhe qytetarë të tjerë.

Bordi i ZRrE-së publikoi katër vendime të tjera në mbledhjen e fundit të mbajtur gjatë këtij viti, më 12 korrik. Konkludoi se KEDS/KESCO kishte mashtruar edhe katër konsumatorë të tjerë, raporton Gazeta Insajderi.

Në një rast u aprovua kërkesa e një konsumatori kundër KEDS-it dhe në tri raste të tjera mbetën në fuqi vendimet e DMK-së në favor të konsumatorëve.

Në vendimin e fundit të Bordit të ZRrE-së, të publikuar më 12 korrik, u aprovua kërkesa e një konsumatori nga Prishtina të cilin KEDS/KESCO e kishte ngarkuar me 6 mijë e 530 euro pagesë shkaku i disa matjeve të realizuara më parë. ZRrE mori vendim që KEDS ta lirojë nga kjo pagesë konsumatorin nga Prishtina.

“I. APROVOHET ankesa e konsumatorit Q. S. E. D. B. – I.L. nga Prishtina, si në arsyet e paraqitura në këtë rekomandim. II. OBLIGOHET KESCO që konsumatorin me shifër DPR – 90034541 ta shkarkoj nga korrigjimet nr. 85417DPR-90034541 dhe nr.85416DPR-90034541 të datës 10.05.2016 në vlerë 6,530.71€”, thuhet në vendimin e ZRrE-së.

“Pranë Zyrës së Rregullatorit për Energji me datë 02.12.2016 konsumatori Q. S. E. D. B. – I L. ka parashtruar ankesë me të cilën ka kundërshtuar përgjigjen e Departamentit për Konsumator në KESCO lidhur me faturimin shtesë të bërë nga KESCO në vlerë prej 6530.71€”, thuhet në vendim.

KEDS: Vitet e fundit janë evidentuar më pak raste të ankesave

Lidhur me 24 vendimet e Bordit të ZRrE-së kundër KEDS-it dhe në favor të konsumatorëve, kompania turke ka thënë se nuk dëshirojnë që të komentojnë në këtë kohë, duke thënë se fjalën e fundit për këtë gjë do e japin organet e drejtësisë.

“KEDS është kompani e përgjegjshme që respekton dhe vepron në përputhje të plotë me të gjitha ligjet dhe rregulloret në Kosovë. Ju e dini që fjala e fundit në këtë sektor i takon sistemit të drejtësisë. Rastet që ju i cekni janë subjekt i këtij sistemi, prandaj përderisa ato janë në këtë proces ne nuk mund të komentojmë më tepër, sepse në asnjë rrethanë nuk duam që të interferojmë”, thuhët në përgjigjen e KEDS-it.

Sipas tyre, vitet e fundit janë evidentuar më pak raste të ankesave dhe sipas tyre kjo ka ndodhur për shkak të rezultateve që janë bërë në ndryshimet në favor të konsumatorëve.

“Gjatë më tepër se pesë vjetëve, KEDS ka punuar dhe është angazhuar shumë që të permbushë pritjet e konsumatorëve dhe të rrisë nivelin e kënaqshmërisë ndaj shërbimeve që ne ofrojmë. KEDS ka më tepër se 500 mijë konsumatorë dhe numri i ankesave ka ardhur duke u zvogëluar ndjeshëm nga viti në vit. Kjo ka ndodhur si rezultat i ndryshimeve të mëdha që janë bërë në favor të konsumatorëve. Në vazhdën e kësaj, procesi i leximit, faturimit, qendrat për konsumatorë dhe Qenda e Thirrjeve janë shumë më trandparente dhe më lehtë të qasshme nga koha kur kompania ishte në pronësi publike. Në mënyrë që të rrisim edhe më tepër kënashmërinë e konsumatorëve dhe të jemi më afër tyre, ne i inkurajomë ata gjithnjë që të ankohen nëse mendojnë që u është bërë ndonjë e padrejtë apo po ballafaqohen me ndonjë parregullësi”, thuhet në përgjigjen e KEDS-it dhënë për Insajderi.

KEDS, një histori e gjatë korrupsioni për të afërmit e Erdoganit

“Çalik Holding”, që ka në pronësi distribucionin e energjisë – që njihet tash si KEDS, për një kohë të mirë e pati si drejtor Berat Albajrakun, dhëndrin e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), në kohën kur Hashim Thaçi ishte kryeministër, kishte nxjerrë një vendim absurd në favor të kompanisë turke KEDS. ZRrE-ja ia mundësonte turqve që faturat e rrymës të cilat nuk i paguanin qytetarët e komunave veriore, kryesisht serb, t’i paguanin qytetarët në pjesët e tjera të Kosovës.

Ky ishte një favor i ZRrE-së për kompaninë turke, e cila asesi nuk doli në humbje.

Avokati i Popullit kishte përllogaritur që përfitimi nga ky vendim, që më vonë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, ishte mbi 8 milionë euro për çdo vit për kompaninë e afërt me Erdoganin.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads