Ballina Ballina Marrëveshja për emrin në fokusin e mediave greke

Marrëveshja për emrin në fokusin e mediave greke

321
0
SHPËRNDAJE

Si edhe gjatë ditëve të kaluara, Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë edhe më tutje është në fokus të mediumeve, politikanëve dhe shoqërisë në Greqi, transmeton Medial.mk.

Nënshkrimi në Prespë ishte temë kryesore në edicionet e djeshme qendrore të lajmeve në televizionet greke, sot në mëngjes temë e diskutimit, në disa momente edhe të ashpër, mes përfaqësuesve të partive politike greke në emisionet debatuese të mëngjesit, por edhe temë qendrore e ballinave të gazetave greke.

Në mënyrë të pashmangshme, të gjitha mediumet, posaçërisht e cekën momentin kur kryeminsitri i Maqedonisë e hoqi kravatën dhe ia dha kolegut të tij grek. Disa mediume komentuan se Cipras grumbullon kravata gjatë rrugës deri në lehtësimin e borxhit grek. kryeminsitri grek ka deklaruar disa herë se nëse zgjidhet problemi me borxhin e vendit atëherë do të vendosë kravatë.

Varësisht nga orientimi i mediumeve, secila gazetë në mënyrë të ndryshme e pa Marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë. Disa me tituj plotësisht pozitivë, e disa të tjera me jo aq tituj optimistë.
Ballinat e sotme të shtypit grek

Etnos
“Basti nga liqeni” është titulli qendror i gazetës “Etnos” dhe komenton se tani vijnë gjërat e vështira në mënyrë që të mbyllen pikat e kontraktuara. gazeta e cila shkruan se nënhskrimi i Marrëveshjes në Prespë është moment historik, thotë se në kabinetin e Ciprasit ekziston kënaqësi nga kravata një ditë pas nënshkrimit.

Elefteros tipos
Nën titullin “Nënshkrim për lëshim”, gazeta “Elefteros tipos”, e kritikon qeverinë se l[ëshon pe për emrin, gjuhën maqedonase dhe shtetësinë.
“Zaev në fjalimin e tij e keqprëdori Marrvëeshjen dhe pesë herë përmendi “grekë dhe maqedonas”. Asnjë fjalë nga Cipras për Maqedoninë, ndërsa Koxias i këndonte “happy birthday” Nimicit”, shkruan gazeta dhe i përmendë edhe incidentet që ndodhën gjatë protestës në afërsi të prespës.

Efimerida ton sidakton
Me fotografi nga Prespa të dy kryeministrave para flamujve të Maqedonisë dhe Greqisë dhe komentit “të dytë që bashkojnë”, ndërsa në pozitë diagonale prej tyre fotografi të liderëve të opozitave në të dy vendet, Hristian Mickovski dhe Mirjakos Micotakis dhe komenti “të dytë që ndajnë”, është ballina e gazetës “Efimerida ton sidakton”.

Ta nea
Me dy fotografi, njëra e dy kryeministrave dhe me titull “Qeveria feston”, ndërsa tjetra nga incidentet në afërsi të Prespës me mbishkrim “Opinioni proteston” dhe titull “Punë e kryer emri, nacionaliteti dhe gjuha”, është ballina e sotme e gazetës “Ta nea”, nën titullin qendror “Maqedonia Veriore me nënshkrim të SYRIZAS dhe Grekëve të pavarur”.

Avgi
Gazeta “Avgi” që konsiderohet si zëdhënëse e SYRIZA-s, shkruan se me nënshkrimin e Marrëveshjes, kthehet një faqe e re dhe fillon një erë e re.
“Marrëveshja është bazë e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit dhe në Evropë”, shkruan gazeta.

Estia
“Turp Aleksis! Nuk e tha fjalën Maqedoni në territorin grek” – është titulli qendror i gazetës “Estia”, me komentin  se kryeministri grek kë lëshuar pe për emrin, ndërkaq ka marrë kravatë

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments