Home Ballina Marrëveshja e detit/ Rama e Tsipras takim në Dubrovnik

Marrëveshja e detit/ Rama e Tsipras takim në Dubrovnik

88
0
SHARE

Në Dubrovnik po zhvillohet Samiti ekonomik 16+1 të Ballkanit Perëndimor. Samiti do të zhvillohet me pjesmarrje edhe të Kinës.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur dje, ndërkohë që mediat greke bëjnë të ditur se paraditen e sotme Rama do të zhvillojë një takim me kryeministrin grek Aleksis Tsipras.

Pritet që në këtë takim të diskutohen çështje që ende janë të pazgjidhura mes dy vendeve, sidomos ajo e kufijve detarë.

Marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë ka mbetur pezull për shkak të ndryshimeve në Ministritë e Jashtme të të dy vendeve tona.

Ndërkohë që së fundi situata është ashpërsuar edhe më shumë për shkak të ligjit për shpronësimin e pronave në bregdet, që sipas Greqisë cënonte të drejtat e minoritetit.

Për këtë Athina zyrtare kërcënoi Shqipërinë me veto në proceset e saj integruese, çka detyroi qëverinë Rama që të shfuqizonte vendimin, pa dhënë asnjë sqarim për qytetarët shqiptarë.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of