Futboll, Sport

“Marre” – Pochetino i mërzitur për përceptimet ‘negative” te Tottenham

Historia e Tottenhamit punon kundër tyre sipas menaxherit, i cili ndihet i frustruar nga perceptimet se klubi nga Londra nuk dëshiron të shpenzojë

Mauricio Pochettino është i përkushtuar për ta larguar nga Tottenhami këtë negativitet që e rrethon klubin derisa vazhdon që të jetë në krye të tij për të katërtin sezon me radhë.

Spurs u kualifikua për në gjysmëfinale të EFL Cup duke fituar në derbin e Londrës Veriore kundër Arsenalit të mërkurën, derisa një javë më parë siguroi fitoren kundër Barcelonës 1-1 për të kaluar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve.

Tottenhami po ashtu është në pozitën e tretë në Premier Ligë, kurse Pochettino e di se kur keni një rezultat negativ, të gjithë i thonë të bëj ndryshime në skuadër, kryesisht duke u thirrë në atë se skuadra nuk bëri asnjë blerje në verë dhe se ata nuk kanë fituar trofe që prej vitit 2008.

Ish trajneri i Southampton ka theksuar se portieri Paulo Gazzaniga është një shembull që këto perceptime të ndryshojnë gjatë kohës.

Ai kaloi në gushtin e vitit 2017 dhe është portieri i tretë në Spurs pas Hugo Llorisit dhe Michel Vormit, derisa ai tregoi vlerat e tij kundër Arsenalit duke mos pësuar gol në Emirates.

“Nëse ne nuk blejmë në janar, kritikët do të thonë se ne po vuajmë-pra kjo është negative. Në vend që të thonë ‘Tottenham nuk po blejnë sepse ata besojnë se kanë cilësi të mjaftueshme që mund të kërkojnë titullin’. Pse gjithmonë të jemi negativë”, ka thënë Pochettino për mediat.

“Dyshimet janë gjithmonë negative, kurrë nuk janë pozitive për shkak të historisë. Të asaj çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Ne kemi nevojë ta luftojmë këtë perceptim dhe të jemi krenar për skuadrën tonë”.

“Shikoni rastin apo momentin kur nënshkruam me Paulo Gazzinga, derisa njerëzit kritikonin, ‘Oh, ai ka nënshkruar me një portier të tretë’”.

“Ne morëm Paulon para një vit e gjysmë nga Southampton dhe perceptimi ishte, ‘Oh, ne nuk mund të lajmërojmë një lojtarë që nuk i plotëson ambiciet tona. Nëse ne prezantojmë një lojtar nga Southampton, klubi nuk ka ambicie?!”.

“Është kaq i dobët, jo? Është një turp, sepse pas një vit e gjysmë, Paulo nuk pëson gol në një derbi kundër Arsenalit për herë të parë kurse ai është fantastik në paraqitjen e tij”.

“Por, për shkak se gjithmonë ka dyshime dhe negativitet, ndonjëherë ne nuk kemi lirinë që na duhet. Natyrisht, i lexoj mediat, i dëgjoj tifozët, por në fund ne duhet të jemi të lirë për të marrë vendime”.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads