Home Futboll Manchester City mbulon me ar Guardiolën, deri në 2021

Manchester City mbulon me ar Guardiolën, deri në 2021

48
0
SHARE

Të kesh Pep Guardiolën si trajner është një luks i madh për cilëndo skuadër evropiane dhe për t’i shpëtuar kërcënimit nga mësymja e skuadrave të tjera, Manchester City është gati të bëjë edhe çemenduri ekonomike.

Me një titull kampion të rikthyer, por mbi të gjitha me rekordin e 100 pikëve, spanjolli ka marrë edhe bekimin e sheikëve të klubit për të zgjatur kontratën deri në vitin 2021, duke plotësuar në këtë mënyrë një cikël 5 vjeçar.

Pep ka firmosur zyrtarisht kontratën e re që e mban në radhët e City deri në vitin 2021, që ashtu siç bëri te Barcelona, por edhe te Bayern Munchen plotëson ciklin 5 vjeçar.

“Jam shumë i lumtur dhe entuiziasmuar që punoj këtu. Kënaqem shumë të stërvis këta futbllistë dhe të bëj edhe më mirë në vitet që do të vijnë”, tha ai.

“Si manxher i një skuadre, e rëndësishme është që të ndihesh mirë brenda grupit dhe unë ndihem shumë mirë”.

“Çdo ditë punojmë për t’u përmirësuar dhe do të vijojmë në këtë drejtim, duke u përmirësuar në fushë dhe duke ndihmuar futbollistët tanë të rriten”, deklaroi Guardiola.

Por duket se Guardiola ka edhe një tjetër motiv të rëndësishëm për të cilën ndihet i lumtur te City dhe ky lidhet me aspektin financiar.

Për sezonet e ardhshme Guardiola do të përfitojë më shumë se 68 milionë euro, duke u bërë trajneri më i paguar në botë.

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of