Futboll, Sport

“Man Unitedi është miliona kilometra larg top katërshes”

Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Gary Neville, ka thënë se “Djajtë e kuq” do ta kenë të vështirë ta sigurojnë një vend kualifikues në Evropa Ligë në tabelën e Premierligës, duke shtuar se ata janë miliona kilometra larg top katërshes.

Trajneri i klubit anglez, Jose Mourinho, nuk e ka pasur aspak të lehtë deri më tani në këtë sezon, pasi që rezultatet dhe paraqitjet e dobëta i kanë ndjekur ata kudo, por më së shumti në shtëpi gjatë ndeshjeve kundër ekipeve si Wolves e Crystal Palace, transmeton Gazeta Express.

Manchester Unitedi tani pozicionohet në vendin e shtatë në tabelën e Premierligës, pasi që humbi pikë të rëndësishme përsëri këtë fundjavë, kur barazoi me rezultat 2-2 kundër Southamptonit.

Ata janë tani 16 pikë larg liderëve, Manchester Cityt, dhe tetë pikë larg top katërshes. Mirëpo, Neville beson se ata nuk janë mjaftueshëm të mirë për ta zënë një vend në top katërshe, duke thënë se ata janë miliona kilometra larg një pozitë të tillë.

“Nëse je Manchester Unitedit, atëherë ku ndodhesh? Kur i shikova ata të shtunën kundër Southamptonit, ata duken miliona kilometra larg [Arsenalit dhe Tottenhamit]”, ka thënë ish-mbrojtësi anësor, Neville.

“Unitedi është në një luftë të madhe për të hyrë në top katërshe, por madje edhe për vendet kualifikuese në Evropa Ligë për momentin. Manchester Unitedi duhet ta dëshmojë, më shumë se që e kanë bërë këtë sezon, që ata mund të garojnë me këtë skuadër të Arsenalit”.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads