ShowBiz

Luana Vjollca dhe i dashuri ‘kapen mat’ edhe në vigjilje të Krishtlindjeve

Çfarë më shumë se vigjilja e Krishtlindjeve mund t’i bashkojë të dashurit? Familjet, të afërmit dhe partnerët, të gjithë sot janë pranë njëri-tjetrit për të ndarë më shumë dashuri. Edhe Luana, për vigjiljen e Krishtlindjeve ka fluturuar për në Prishtinë dhe së bashku me Krenarin kanë pritur lindjen e Krishtit në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë, ku mbahej edhe mesha në orët e para të mëngjesit.

View this post on Instagram

Gezuar Krishtlindjen ! Zoti Ju Bekofte!!! 🙏🏻

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Megjithëse asnjëherë nuk e ka pranuar publikisht lidhjen e saj me Krenar Çoçajn, Luana është kapur disa herë nga paparaci me njeriun e zemrës. Si edhe në raste të tjera festash, edhe kjo vigjilje e gjen moderatoren e Top-it në krah të Krenarit.

Kjo foto e publikuar nga Prive tregon qartë edhe një herë tjetër se çifti, edhe pse u përkasin besimeve të ndryshme fetare, gjejnë kohën t’ia përkushtojnë njëri-tjetrit këtë atmosferë festive që pushton të gjithë globin.

Pavarësisht se asnjëherë nuk deklaruan asgjë për lidhjen e tyre, Luana dhe Krenari, në raste të tilla ‘dorëzohen’ edhe përpara paparacëve. Në fund të fundit, Krishtlindjet janë kohë për të ndarë, jo për të fshehur dashuritë.

Luana, nga ana tjetër, vazhdon t’ua urojë Krishtlindjet fansave vetëm me fotot e saj personale në Instagram. Tani të gjithë e dinë që nuk është vetëm apo jo?

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads