Home Ballina Loredana tregon se si ia mori paratë çiftit zviceran (VIDEO)

Loredana tregon se si ia mori paratë çiftit zviceran (VIDEO)

426
0
SHARE

Loredana Zefi ka thyer mesditën e sotme heshtjen ndaj akuzave për zhvatje dhe kërcënim ndaj një çifti zviceran. Në një deklaratë për mediat kosovare, reperja 23-vjeçare është shprehur se paratë janë dhënë me dëshirë nga ana e çiftit, duke i mohuar kategorikisht akuzat që rëndojnë mbi të. Ajo tha më tej se do t’i qëndrojë kurdoherë pranë familjes së saj, duke lënë të nënkuptohet se do ta përkrahë vëllain e saj të madh, Berat Zefi, ndaj të cilit rëndojnë gjithashtu të njëjtat akuza

“Jam këtu për shkak se po xhiroj një videoklip. Nuk kam arsye për të shtyrë xhirimet. Mbas mediave që kam lexuar unë mund të them që disa gjëra janë ndryshe. E rëndësishme për mua është që ju të dini se prej asnjë personi nuk janë marrë pare me dhunë, mashtrime dhe kërcënime. Këto para janë marrë me vullnet të palës tjetër. Ngjarja ka filluar në 2016 ku unë nuk kam qenë e përfshirë dhe nuk dija gjë për këtë rast.Në 2018 anëtarët e familjes Zefi më kanë treguar që në 2018 është mundësia për të mbyllur rastin. Nuk e di se çfarë kanë bërë këto persona mes tyre dhe pse nuk është mbyll çështja.

Në 2018 kur mora vesh për rastin, isha në gjendje të ndihmoja dhe palën time. Familja ime është mbi të gjitha, nuk më intereson media, muzika kur bëhet fjalë për familjen time. Kjo është familja ime, jam e kënaqur dhe gjithmonë do i jem besnike familjes sime në kohë të mira dhe të vështira. Jam rrit në familje të madhe me 7 vëllezër dhe 2 motra, jam e vogla. Dhe babai na ka mësuar se asgjë nuk është më e shtrenjtë se familja”- u shpreh Loderana, duke shtuar se nuk është arrestuar asnjëherë nga policia zvicerane.

“Rasti do sqarohet dhe ma merr se këto fjalë kanë për të ndryshuar. Eshtë e vërtetë që kam dhënë deklaratë në polici, por nuk jam burgosur asnjëherë. Kam dhënë deklaratën dhe bashkëshorti im më ka pritur jashtë. Prokurori më lejoi të shkoja në shtëpi, ku ishte vajza ime dhe jetën e vazhdova normalisht. Paret nuk janë marrë me dhunë, kërcënime apo mashtrime. Pala tjetër e ka pranuar dhe e ka bërë me dëshirën e saj”- përfundoi ajo.


Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of