Home Lajme Lleshaj: Meta vizitoi në spital protestuesin, por jo policët

Lleshaj: Meta vizitoi në spital protestuesin, por jo policët

27
0
SHARE

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj akuzoi Presidentin Ilir Meta se ka qenë i njëanshëm sa i përket qendrimit në lidhje me protestën e opozitës. “Meta gjeti kohë të takonte në spital një protestues, por nuk shkoi tek policët e plagosur”, tha ministri.

Protestuesi i plagosur që vizitoi Meta në spital është në fakt zyrtar i PD-së, Sahit Dollapi Sekretar organizativ i cili u arrestua me dhunë në protestën e 11 Majit.

“Edhe për balancë Presidenti duhet të kishte vizituar dy palët”, shtoi Lleshaj.

Ndërsa i pyetur për mënyrën si u arrestua Dollapi, duke e goditur me shkopinj gome, Lleshaj tha se dhuna mund të ishte evituar por nga ana tjeter edhe Dollapi nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar.

“Nesër, pasnesër ai (Sahit Dollapi) mund të jetë Ministër i Brendshëm. Është për të ardhur keq edhe për vetë atë që ishte në pozitë të tillë”, tha Sandër Lleshaj mbrëmjen e djeshme në një intervistë në “Top Show”.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of