Lajme

Lladrovci ua ndërpret kontratat,nuk respektuan marrëveshjet me Komunën

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci që nga marrja e mandatit është zotuar se do të mbrojë pronën komunale, prandaj ka marr vendim për shkëputjen e kontratave, për personin fizik, Naser.M.Gashi dhe personin juridik NTP “Mali-Com” për shkak të mos përmbushjes së kontratave të lidhura me Komunën.

Me datën 30.03.2018, kryetari Lladrovci ka marr vendim për formimin e komisionit mbi vlerësimin e zbatushmërisë së procedurave ligjore për dhënien e pronave komunale në shfrytëzim dhe përmbushjes së obligimeve kontraktuese, ndërsa me datën 08.06.2018 ky komision ka ofruar raportin për këto kontrata. Ndërprerja e kontratës me numër 353-46310 të datës 23.10.2014 dhe numri i kontratës 353-46330 i datës 23.10.2014, janë bërë ne bazë të vlerësimit të këtij Raporti të Komisionit me numër 01-464-32760 i datës 08.06.2018.

Ne bazë të këtyre të gjeturave të Raportit, janë ndërprerë kontratat ne mënyrë të njëanshme sepse nuk janë përmbushur obligimet kontraktuese nga ana e qiramarrësve, gjegjësisht personit fizik Naser.M.Gashi nga fshati Nekoc dhe NTP “Mali.Com” me seli ne Komoran që përfaqëson Nazmi Krasniqi nga fshati Komoran.

Sipas Planit dinamik tek të dy qiramarrësit të pronës komunale, kanë qenë të obliguar që objektin ta përfundojnë brenda 18 muajve nga data e nënshkrimit të kontratës, mirëpo qiramarrësit nuk i kanë përmbushur obligimet e kontratës së nënshkruar ndonëse jemi ne muajin Qershor të vitit 2018 dhe objektet ende nuk janë përfunduar dhe se qiramarrësit nuk i kanë përmbushur as obligimet për punësimin e 9 punëtoreve, përkatësisht 8 punëtoreve në firmë.

Komisioni i ka rekomanduar kryetarit të Komunës që te merr masat e duhura për ndërprerjen e këtyre kontratave dhe ta obligoj qiramarrësit që sipërfaqen e pronës komunale të cilën e ka marr në shfrytëzim të kthejnë në gjendjen e mëparshme./Telegrafi/

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads