Ballina, Lajme, Shqipëri

Lista e ministrave nga Kosova që kanë qenë ndër vite pjesë e qeverive shqiptare

Lista e ministrave nga Kosova që kanë qenë ndër vite pjesë e qeverive shqiptare

Nga emrat e ministrave të rinj të kabinetit të “rifreskuar” Rama 2, ranë më shumë në sy dy emra të cilët ishin me orgjinë nga Kosova.

Gent Cakaj në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punëve të Jashtme, dhe Besa Shahini, në krye të Ministrisë së Arsimit Sporteve dhe Rinisë.

Studiuesi Kastriot Dervishi në një shkrim ka treguar një listë me ministra me orgjinë nga Kosova që kanë shërbyer në qeverinë shqiptare.

LISTA E MINISTRAVE QË KANË QENË NDËR VITE PJESË E QEVERIVE SHQIPTARE

Qeveria e Ismail Qemal Vlorës

Hasan Prishtina-ministër i Punëve të Brendshme, 5 shtator-20 nëntor 1913

Hasan Prishtina-ministër i Bujqësisë, 15 shtator-10 tetor 1913

Mehmet Dëralla-ministër i Luftës, 4 dhjetor 1912-dhjetor 1913

Qeveria e Turhan Përmetit

Hasan Prishtina-ministër i Postë-Telegrafëve, 14 mars-20 maj 1914

Qeveria e Sulejman Delvinës

Hoxha Kadri-ministër i Drejtësisë, 30 janar-14 nëntor 1920

Qeveria e Iljaz Vrionit

Fuat Dibra-ministër i Punëve të Brendshme, korrik 1921

Selahudin Shkoza-ministër i Luftës, 15 nëntor 1920-16 tetor 1921

Qeveria e Pandeli Evangjelit

Zija Dibra-ministër i Punëve Botore, 16 tetor-6 dhjetor 1921

Qeveria njëditore e Qazim Koculit

Hoxha Kadri-ministër i Drejtësisë, 6 dhjetor 1920

Zija Dibra-ministër i Luftës, 6 dhjetor 1921

Qeveria e Hasan Prishtinës

Hasan Prishtina-kryeministër 7-12 dhjetor 1921

Hoxha Kadri-ministër i Drejtësisë, 7-12 dhjetor 1920

Qeveritë e Xhafer Ypit dhe Ahmet Zogut

Rexhep Mitrovica-ministër i Arsimit, 24 dhjetor 1922-25 shkurt 1924

Qeveritë e Shefqet Vërlacit dhe Iljaz Vrionit

-Fahri Rashit Gjilani-ministër i Arsimit, 15 prill-10 qershor 1924

Qeveritë e Ahmet Zogut, Kostaq Kottës dhe Pandeli Evangjelit

Ceno Kryeziu-ministër i Punëve të Brendshme, 1 prill-23 shtator 1925

Abdurrahman Dibra- ministër i Punëve të Brendshme, 12 shkurt 1927-10 maj 1928

Sali Vuçiterni-ministër i Punëve Botore, 11 maj 1928-5 mars 1930

Izet Dibra (Shatku)-ministër i Punëve Botore, 16 mars 1930-7dhjetor 1932

Mirash Ivanaj, ministër i Arsimit, 11 janar 1933-30 gusht 1935

Abdurrahman Dibra- ministër i Financave, 11 janar 1933-16 tetor 1935

Faik Shatku- ministër i Arsimit, 9 nëntor 1936-31 maj 1938

Abdurrahman Dibra- ministër i Arsimit, 31 maj 1938-7 prill 1939

Faik Shatku- ministër i Drejtësisë, 31 maj 1938-7 prill 1939

Qeveritë e Mustafa Krujës, Ekrem Libohovës

Fuat Dibra-ministër sekretar shteti i Punëve të Brendshme, 3-22 dhjetor 1941

Iljaz Agushi- ministër sekretar shteti i Punëve Botore, 18 janar-10 shtator 1943

Ismet Kryeziu ministër sekretar shteti i Tokave të Lirueme 18 janar-11 shkurt 1943

Iljaz Agushi-zëvendëskryeministër, 12 shkurt-10 shtator 1943

Rexhep Krasniqi-ministër sekretar shteti i Arsimit, 12 shkurt-28 prill 1943

Nexhip Basha-ministër sekretar shtetit i Industrisë, 11 maj-1 shtator 1943

Qeveritë e Ibrahim Biçakçiut (2), Rexhep Mitrovicës, Fiqri Dines

Xhafer Deva-ministër i Punëve të Brendshme 14 shtator 1943-16 shtator 1944

Bedri Pejani- i ngarkuar për punët e Arsimit, 14 shtator-5 nëntor 1943

Rexhep Mitrovica-kryeministër, 5 nëntor 1943-16 qershor 1944

Rifat Begolli-ministër i Ekonomisë Kombëtare, 18 korrik-25 tetor 1944

Qeveria e Enver Hoxhës

Ramadan Çitaku-ministër i Financave, 23 tetor 1944-6 shkurt 1948

Iljaz Reka-ministër i Bujqësisë, 5 korrik 1950-6 shtator 1951

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads