Home Lajme Limaj për fotografinë e rrejshme të Flora Brovinës: Më pëlqeu reagimi i...

Limaj për fotografinë e rrejshme të Flora Brovinës: Më pëlqeu reagimi i shoqërisë

53
0
SHARE

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka komentuar në emisionin Pressing publikimin e fotografisë false të deputetes së PDK’së, Flora Brovina, e cili e paraqiti një pamje pornografike si dhunimi një gruaje kosovare.

Limaj thotë se e vërteta e Kosovës është shumë e dhimbshme, prandaj nuk duhet të bëhet fabrikim për të paraqitur vuajtjen nga lufta.

Kreu i Nismës Socialdemokrate thotë se ishte i lumtur kur pa se si shoqëria kosovare i reagoi fotografisë false.

“Më ka pëlqyer reagimi i shoqërisë që s’e pranoi gënjeshtren”, ka thënë Limaj në Pressing.

Sipas tij, Kosova ka mjaftueshëm për të dëshmuar krimet e kryera nga serbët në luftë dhe kjo nuk ka nevojë të bëhet përmes fabrikimit. /Express/

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of