Ballina Sport Futboll Liga e Kampionëve, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo gol për gol

Liga e Kampionëve, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo gol për gol

331
0
SHPËRNDAJE

Cristiano Ronaldo tani ka shënuar 101 gola në UEFA Champions League për Real Madridin dhe 116 në përgjithësi, duke lënë prapa Lionel Messin me 97 – UEFA ka publikuar gjitha golat e dy lojtarëve të shënuar deri më sot.

Dy më të mirët e botës, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo ka kohë që e kanë lënë prapa legjendën, Raúl González. Në fund të sezonit 2014/15 dytë kishin 77 gola, por sot regjistrojnë shifra të frikshme dhe krejtësisht të ndryshme.

Ronaldo u bë sezonin e kaluar lojtari i parë që shënoi 100 herë në garat e Evropiane, diçka që u arrit nga Messi në ndeshjen e tretë të këtij edicioni.

Ronaldo gjithashtu është lojtari i parë që ka shënuar 100 gola në Champions League, ai aktualisht numëron 116, duke lënë prapa Messin me 97, raporton UEFA.

Sipas ‘UEFA.com‘, duke përfshirë gjitha garat Evropiane, Ronaldo ka shënuar 119, kurse Messi 100.

Goli i parë kundër Paris Saint-Germain me 14 shkurt 2018 ishte i 100’ti në Champions League për Ronaldon me fanellën e Madridit, hera e parë që një futbollistë arrin shifra të tilla vetëm me një klub.

UEFA.com” ka rreshtuar gjitha golat në Ligën e Kampionëve të Messit dhe Ronaldos që kur realizuan për herë të parë në këtë garë, duke regjistruar sot shifra mbresëlënëse, teksa publikoi edhe disa rekorde, transmeton .

– 2017/18 është sezoni i shtatë që Ronaldo shënon 10 e më shumë gola në UEFA Champions League

– Ronaldo ka shënuar dy e më shumë gola në 33 raste të ndryshme

– Ata kanë realizuar nga 7 hat-tricks në Champions League

– Ronaldo nuk ka shënuar në këtë garë deri në ndeshjen e 30’të

– Ronaldo ka ngecur të shënojë në dy ndeshjet e fazës 1/16 për pesë sezone, duke përfshirë edhe 2016/17

– Ronaldo është lojtari i parë që shënon 50 gola në fazën eliminuese

– Ronaldo është lojtari i vetëm që ka shënuar në tri finale të UEFA Champions League

– Dytë kanë shënuar nëntë gola kundër një klubi: Ronaldo vs Bayern München, Messi vs Arsenal

– Dy lojtarët kanë shënuar nga 60 gola në fazën e grupeve

– 17 gola, Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori në një edicion të vetëm

– Ronaldo është lojtari i vetëm në histori të

UEFA.com” ka rreshtuar gjitha golat në Ligën e Kampionëve të Messit dhe Ronaldos që kur realizuan për herë të parë në këtë garë, duke regjistruar sot shifra mbresëlënëse, teksa publikoi edhe disa rekorde, transmeton.

– 2017/18 është sezoni i shtatë që Ronaldo shënon 10 e më shumë gola në UEFA Champions League

– Ronaldo ka shënuar dy e më shumë gola në 33 raste të ndryshme

– Ata kanë realizuar nga 7 hat-tricks në Champions League

– Ronaldo nuk ka shënuar në këtë garë deri në ndeshjen e 30’të

– Ronaldo ka ngecur të shënojë në dy ndeshjet e fazës 1/16 për pesë sezone, duke përfshirë edhe 2016/17

– Ronaldo është lojtari i parë që shënon 50 gola në fazën eliminuese

– Ronaldo është lojtari i vetëm që ka shënuar në tri finale të UEFA Champions League

– Dytë kanë shënuar nëntë gola kundër një klubi: Ronaldo vs Bayern München, Messi vs Arsenal

– Dy lojtarët kanë shënuar nga 60 gola në fazën e grupeve

– 17 gola, Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori në një edicion të vetëm

– Ronaldo është lojtari i vetëm në histori të Champions League që shënon gol në çdo ndeshje në fazën e grupeve në UEFA Champions League

– Lionel Messi dhe Luiz Adriano janë lojtarët e vetëm që kanë shënuar pesë gola në një ndeshje të UEFA Champions League.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments