Ballina Lajme Letër e hapur për Behgjet Pacollin

Letër e hapur për Behgjet Pacollin

233
0
SHPËRNDAJE

Meqë kultura dhe tradita e kërkon që të përshëndes, uroj që kjo letër e hapur të ju gjejë shëndosh e mirë me familje. Meqë jeni në politikë e kuptoj që keni ngarkesa sepse pazari politik i suksesëshëm që keni bërë me koalicionin PAN ka rezltuar që sot të jeni zëvendëskryeminister i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme aq sa janë pozita të lakmueshme po aq kërkojnë përgjegjësi e për këtë “nuk dyshoj në aftësitë tuaja”.

Përkundër ngarkesave që ke nuk është kohë e largët me shpifjet e ish-zëvendëspresidentes suaj Albena Reshitaj, tani e larguar dhe e emëruar këshilltare politke e  kryeministrit aktual Ramush Haradinaj, po ashtu edhe të Alban Lumit, keni marrë një veprim jo demokratik dhe në kundërshtim me frymën liberale duke shkelur statutin e AKR-së dhe pa as më të voglin argument, por vetëm që nga dezinformata e tyre më keni shkarkuar mua Mustafë Kadriaj nga pozita e kryetarit të degës dhe si anëtar i kryesisë qendrore të AKR-së, pra nga të gjitha pozitat në AKR që, përveçse nuk keni pasur argument, edhe vendimi i shkarkimit ka qenë dokument aspak serioz, pra dokument me tri data, diçka komike duke lënë të kuptohet që ka qenë dokument shabllon dhe keni harruar t’i fshini datat.

Por, pa marrë parasysh që nuk keni pasur argument dhe me plot data brenda vendimit, nuk kam insistuar që të vardisem apo të të përgjerohem, sepse nuk më ka lejuar edukimi im dhe brumosja ime familjare. Kështu që ne i kemi ndarë rrugët. Pa marrë parasysh dëmit që më keni shkaktuar mua dhe ne si degë para një viti dhe njëherësh e keni dëmtuar edhe degën e AKR-së në Suharekë, për këtë jeni i vetëdijshëm.

Për mua është kënaqësi që t’jua kujtoj kur jua kam dëshmuar që zëvendëspresidentja e juaj Albena Reshitaj mundet me qenë në çdo subjek politik, por vetëm në AKR jo, sepse e gjithë familja e saj janë në AAK, që edhe para një viti kam cekur që nuk ka asgjë të keqe, por nuk kishte logjikë që kjo të ishte e devotshmja e AKR-së dhe e juaja personalisht. Po ashtu edhe Alban Lumi, një klandestin politik që çdo zgjedhje ndërron flamurin partiak.

Këto ditë e devotshmja e juaj u largua nga ju duke u bërë këshilltare e kryeminstrit aktual duke jua kthyer shpinën shkëlqesisë suaj. Të jem i sinqertë me shpifjet e tyre. Para një viti mua dhe ish-degës së AKR-së na kanë bërë dëm duke e shkatërruar një punë 5-vjeçare. Por tani kur ju shkruaj, duhet t’i falënderoj për lojën që të kanë bërë ty, sepse matematika na mëson që armiku i armikut tim është miku im.

Me këtë dua t’ju drejtohem që kur e kemi marrë degën e AKR-së në Suharekë, e kemi marrë një degë inekzistente, e kemi rrit, e kemi konsoliduar dhe e kemi bërë një degë që partitë të tjera nuk kanë mundur të manipulojnë, por në pamundësi që të na thyejnë neve si degë, ju kanë deleguar të lartcekurit duke u paraqitur si të devotshëm dhe me “kapacitete intelektuale dhe morale” që qytetaria e Suharekës i njeh për të kundërten, dhe po ashtu me të marrë degën pasardhësi im, duke e njohur personalisht e kam falënderuar, sepse tanimë jeni dëshmitarë se si e keni degën e AKR-së në Suharekë.

Si përfundim, dua t’ju rikujtoj që aq sa ju kam njohur, në fillim kam pasur bindjen që oponentët politkë nuk ju kanë dhënë mundësi që të tregoni “kapacitetin tuaj”, por meqë tani ju njoh, me kompetencë ju them që ju të vetmin sukses e keni rritjen e kapitalit matrial dhe njëherësh financiar, por nga ana politike mendoj që edhe ndërgjegjja juaj ju thotë që jeni i dështuar.

E them këtë sepse përveç paraqitjeve tuaja aspak elekuente me një përformancë të dobët në politkë, po ashtu praktika vërtetoi që ju nuk paranoni bashkëpuntor dhe këshilltar që në momente të caktuara t’ju këshillojnë, por ju me logjikën e një padroni në biznes pranoni vetëm puntor dhe shërbyes të dëgjueshëm dhe njerez që ju sjellin informata sikur të lartcekurit.

Pra, edhe në koalicionin e fundit treguat që jeni një pazargji i madh që me dy deputetë, tani vetëm një, sot mbani ju dy pozita, tri minstri e për zëvendesminitra me bollëk, duke e pasur problem të emëroni në mungesë të kuadrove që njihet tani AKR-ja.

Po e mbyll letrën duke falënderuar Zotin që shumë shpejt jua tregoj fytyrën tuaj dhe të ish-njerëzve tuaj “të devotshëm”, por që tani kur ju shkruaj jua kanë kthyer shpinën që për mua më krijon kënaqësi.

Behxhet Pacolli, Suhareka dhe rajoni nga vij une njihet si vend i besës që kanë sakrifikur veten duke mbrojtur mikun. Me këtë dua të them që gaboni rëndë nëse fajësoni Suharekën, por me vetëdijën tënde keni pranuar të lartcekurit.

Mustafë Kadriaj

Ish-kryetar i degës së AKR-së në Suharekë dhe ish-anëtar i kryesisë qëndrore

07.08.2018

Suharekë

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments