Futboll, Sport

Lamtumirë Chelsea

​Drinkwater do t’i thotë lamtumirë Chelseat pas vetëm një sezoni në “Stamford Bridge”.

Kur Antonio Conte transferoi Drinkwaterin nga Leicester City në verën e vitit 2017, të gjithë mbetën gojëhapur dhe tani po del se ka gabuar trajneri italian pasi 28 vjeçari nuk arriti asnjëherë të lë gjurmë te “Blutë e Londrës”.

Sipas “The Sun”, ai do të largohet në fund të sezonit aktual – West Ham United është klubi më i interesuar për mesfushorin anglez.

Danny Drinkwater ka bërë vetëm 12 paraqitje në Premierligë me Chelsean, duke realizuar një gol.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads