Ballina ShowBiz Ky është përsoni që e shoqëron Ilir Metën për pushime ne Kosovë

Ky është përsoni që e shoqëron Ilir Metën për pushime ne Kosovë

322
0
SHPËRNDAJE

Ai qëndroi për 12 ditë në Kosovë Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta jashtë angazhimeve të tij, ka gjetur pak kohë për vetën dhe familjen.

Në disa fotografi që ai ka postuar në rrjetin social “Instagram” Meta shihet teksa po shijon pushimet në Kosovë, përkatësisht në Prevallë bashkë me familjarët e tij. Madje, këtë pushim ai e cilëson si një përrallë. “Mirëmëngjes të dashur miq! Duke ju uruar një fundjavë të mbarë po ndaj me ju disa momente nga pushimet malore në Kosovë.

U nisëm për në Prevallë por u kthyem nga një Përrallë.12 ditë, njëra më e bukur se tjetra, në lartësi 1600 metra atje ku kryqëzohen rrymat ajrore, detare e malore në zemër të Bjeshkëve të Sharrit”, ka shkruar Meta sipër fotografive. Bashkë me kreun e shtetit për pushime malore në Kosovë për 12 ditë qëndroi edhe zonjës e parë, Monika Kryemadhi. Kujtojmë se çifti kanë rreth 20 vite martesë.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments