
Incidenti që i ndodhi efektives Ina Nuka tërhoqi vëmendjen e të gjithë opinionit publik. Për shkak të një kapsolle të hedhur gjatë protestës së banorëve të “Astirit”, ajo dëmtoi katër gishta dhe humbi gishtin e madh.
Pasi u rikthye në vend pas operacionit në Turqi për rifitimin e gishtit të humbur, Ina Nuka e ftuar në emisionin “Real Story” foli për të gjithë eksperiencën e saj të hidhur.
Gjithashtu ajo u pyet edhe për deklaratën e thënë nga Erion Veliaj, i cili u shpreh:
“Kush e merr për grua një vajzë pa gishta?”.
Efektivja u përgjigj se njeriun nuk e bën as dora as gishti, por shpirti.
“Njeriun në fakt nuk e bën as dora as gishti, njeriu duhet të jetë i kompletuar dhe rëndësi ka shpirti, përmbajtja e tij, jo fiziku”, u shpreh Nuka.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, kishte dhënë një deklaratë raciste ku i quajti banorët “shpellarë” dhe “njerëz pa rrënjë në këtë qytet”. Gjatë një takimi në Bashkinë e Tiranës, me disa banorë të Unazës, Veliaj tha se policses Ina Nuka, të cilës iu prentë gishtat prej kapsollave që u hodhën në protestë, i është shkatërruar jeta, pasi asnjë burrë nuk do të martohet me një vajzë me gishta të prera.
“Jemi të gjithë burra, i shkojnë sytë të martohet një burrë me një vajzë pa gishta?”, u shpreh Veliaj