Lajme, Shqipëri

Kush janë kandidatët për kryeprokurorin e Shqipërisë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka më pak se dy muaj kohë që të propozojë në Parlament Kryeprokurorin e ri të Republikës së Shqipërisë.

Për shkak të disa vështirësive, aktualisht, gara për kandidatët për kryeprokuror do të hapet në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Panorama mëson se janë të paktë prokurorët që plotësojnë kriteret për të kandiduar për kreun e Prokurorisë në vend. Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, është një ndër ato që plotëson kriteret dhe ka marrë nota pozitive nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Megjithatë, ajo nuk është shprehur ende zyrtarisht nëse do të kandidojë për Kryeprokurore. Gjithashtu, Sokol Stojani është një tjetër kandidaturë e mundshme. Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme u konfirmua në detyrë nga KPK-ja vetëm pak muaj më parë.

Kandidaturë e fortë mund të jetë edhe Adnan Xholi, i cili edhe pse nuk është magjistrat, ka grada shkencore në juridik. Të tjerë kandidatë të mundshëm janë edhe Besnik Muçi bashkë me Arben Dollapajn.

Kryeprokurori i ri, sipas ndryshimeve ligjore, do të ketë një mandat shtatëvjeçar. Pasi të kalojë emri në KLP, ai do të propozohet për votim në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads