Home Ballina KUSH ËSHTË MILLAN MOJSILLOVIQ – GJENERALI SERB I CILI PO E KËRCËNON...

KUSH ËSHTË MILLAN MOJSILLOVIQ – GJENERALI SERB I CILI PO E KËRCËNON KOSOVËN

169
0
SHARE

“Ne kemi marrë mbështetje nga udhëheqja ushtarake ruse se si të veprojmë në lidhje me Kosovën. Sigurisht, ne jemi veçanërisht të interesuar për sigurinë e serbëve, jo vetëm në veri të Kosovës, por në të gjithë krahinën”, ka deklaruar shefi i Shtatmadhorisë së ushtrisë serbe Millan Mojsilloviq pas kthimit nga Moska ku është takuar me shefin e Shtatmadhorisë së Rusisë Valerij Gerasimov.

Mirëpo kush është në të vërtetë Millan Mojsilloviq?

Millan Mojsilloviq është gjeneral-kolonel dhe shef i Shtabit të ushtrisë së Serbisë. U lind më 03 gusht 1967 në Mitrovicë. Është i martuar dhe ka një fëmijë. Jeton dhe punon në Beograd.

Në karrierën e gjertanishme ka kryer funksionin e shefit të përfaqësisë ushtarake në Misionin e Republikës së Serbisë në NATO në Bruksel, dhe ushtrues detyre e ndihmësit të ministrit të mbrojtjes për politikë të mbrojtjes.

Në vitin 1984 ka kryer akademinë ushtarake në Beograd, drejtimi i këmbësorisë. Shkollën komanduese e ka kryer në vitin 1996 ndërsa Shkollën e mbrojtjes kombëtare në vitin 2000.

Paw shpërthimit të luftës në Kroaci, Millan Mojsilloviq merr detyrat e para luftarake në Banija. Në fund të vitit 1991 vendoset në brigadën e APJ në Petrinje si komandant i togës tankiste. Pranverën e ardhshme, në fillim të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, lufton në Posavinë në rrethinën e Derventës ku janë bërë masakrat dhe dëbimet të popullatës civile.

Pas tërheqjes së APJ nga Bosnja dhe Hercegovina në maj të vitit 1991 e deri te fillimi i luftës në Kosovë ka punuar si ligjërues nëpër njësitet e Ushtrisë së Jugosllavisë në Serbi. Në Kosovë ka luftuar prej marsit deri në qershor të vitit 1999 kur kanë ndodhur masakrat më të mëdha ndaj popullit shqiptar dhe kur janë dëbuar më shumë se 1 milion shqiptarë nga vatrat e tyre. Mojsilloviq e ka kryer funksionin e shefit të njësitit operativ 243 të brigadës së motorizuar në Ferizaj.

Me dekretin e presidentit të Serbisë, më 14 shtator 2018 e morri detyrën e shefit të Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë. Në këtë pozitë e trashëgoi gjeneralin e pensionuar Lubisha Dikoviq.


Me atë rast presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se gjenerali Mojsilloviq është njeri i ri, dhe se pret energji të madhe prej tij dhe “shpreson që qytetarët e Serbisë me gjeneralin Mojsilloviq përveç që do ta shohin ushtrinë serbe si institucion të cilin më së shumti e respektojnë dhe e vlerësojnë por edhe si institucion të cilin më së shumti e duan dhe i besojnë”.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of