Ballina, Lajme, Shqipëri

Kukan: BE hapi rrugën për negociata me Shqipërinë

Me anë të një deklarate, eurodeputeti Eduard Kukan, tha se Shqipërisë i është dhënë një vit kohë për të shkuar më pas në tryezën e negociatave.

Ai thotë se vendi e meriton një mesazh të qartë për hapjen e negociatave, ndërsa thekson se do të punojë gjatë kësaj kohe me partnerët.

“Përshëndes konkluzionet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të djeshme për hapjen e rrugës për negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Unë dua të përgëzoj të dy vendet për përparimin e bërë në agjendën e integrimit në BE. Ata meritojnë një mesazh të qartë për fillimin e negociatave të pranimit. Këtyre vendeve u është dhënë një vit kohë të vijnë në tryezën e negociatave, që pasqyron diskutimin e brendshëm të Këshillit mbi procesin e zgjerimit të BE. Unë mbështes plotësisht Shqipërinë dhe Maqedoninë në këtë proces dhe i besoj angazhimit të tyre në agjendën e reformave. Unë pres që të punoj me partnerët tanë gjatë muajve të ardhshëm dhe jam gati të ec me ta në rrugën drejt negociatave të pranimit”, thuhet në deklaratën e Kukan.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads