Home Lajme Kryeministrja e Serbisë dhe e dashura e saj së shpejti do të...

Kryeministrja e Serbisë dhe e dashura e saj së shpejti do të bëhen prindër

60
0
SHARE

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç dhe partnerja e saj, Milica Durdic, së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë, përcjellë GazetaBlic.

Sipas portalit serb “Gloria”, Milica Durdic iu nënshtrua fekondimit artificial, dhe për shkak të shtatzënisë qe disa muaj nuk është parë me Ana Brnbiç.

Por, siç iu tha portalit “Gloria”, në Qendrën Klinike për Radiologji dhe Rezonancë Magnetike në Serbi, ku ajo ka punuar, ajo ka shkuar në pushimin e shtatzënisë.

Kryeministrja nuk ka folur për çështjet e saj private, mirëpo një person anonim nga kabineti ka thënë për “Gloria” që atë dhe partneren e saj i kanë uruar, ndërsa sa i përket gjinisë së foshnjës ende nuk dihet.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of