Ballina, Kosovë, Lajme

Krejt çka ndodhi dje në Mitrovicën e Veriut, për arrestimin e Gjuriqit

Një grup zyrtarësh të lartë të Serbisë dje morën rrugën për në Kosovë, ndonëse disa nga ta nuk patën leje për t`u futur në vend. Në mesin e tyre ishte drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ndonëse pa leje, u fut në veri të Mitrovicës përmes rrugëve ilegale

Ai kishte ardhur për të mbajtur një takim me serbët në atë pjesë të Kosovës. Por, me të kuptuar qëllimin e tij, njësitet e Policisë së Kosovës morën hapat e nevojshëm për të ruajtur rendin dhe ligjin në territorin e Kosovës.

Jashtë Shtëpisë së Kulturës në veri, ku Gjuriq po mbante takimin, ishin mbledhur grupe serbësh të cilët u bënin presion gazetarëve dhe reporterëve që ishin aty për të paraqitur rrjedhën e ngjarjes për opinionin. Huliganët serbë ishin ata që edhe sulmuan fotoreporterin e Indeksonline, Blerim Ukën. Ndërsa, nuk lejuan kameramanin e Indeksonline, Jeton Sopa që të xhirojë protestën e tyre.

Para se të kryhej intervenimi, në veri dëgjoheshin sirena që paralajmëronin gjendjen e jashtëzakonshme. Njerëzit kishin dalë nëpër ballkone për të shikuar situatën.

Ishin njësitet e Policisë së Kosovës ata që pa e zgjatur shumë, kryen arrestimin e Gjuriqit. Ai u fut në autoblindë dhe u soll në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Pas pak orësh, ai sërish nën përcjelljen e autoblindave të PK-së, u dërgua në Merdare ku iu dorëzua autoriteteve serbe.

Ishte sekretari i Përgjithshëm në kabinetin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Nikolla Selakoviq dhe Marko Gjuriq, ata që nuk kishin leje për të hyrë në Kosovë. Ndërsa, Ministri i Kulturës, Vlladan Vukosavljeviq kishte leje, por ishte kthyer mbrapa.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads