Futboll, Sport

Kovacic: Hazardi më pyeti si është të luash në Real Madrid

Mateo Kovacic ka zbuluar se pas transferimit në Chelsea, superylli belg Eden Hazard i kishte kërkuar t’ia shpjegojë sesi ishte të luash në Real Madrid.

Real Madridi ka kohë që interesohet për anësorin e Chelseat, me vetë Hazardin që e ka pranuar publikisht se ëndërron të luajë për kampionin evropian, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, momentalisht mesfushori kroat Kovacic është duke e shijuar lojën bashkë me Hazardin në Chelsea, dhe nuk mendon se Hazard është duke e dëshiruar larimin nga “Stamford Bridge”.

“Për mua, ai është lojtar i jashtëzakonshëm”, tha Kovacic për Hazardin.

“Nuk e dija se ishte kaq i mirë dhe ai mund të jetë shumë lehtë ndër dy apo tre futbollistët më të mirë në botë”, shtoi ai.

“Ai më pyeti mua sesi ishte jeta atje [në Real] por ne po shikojmë përpara për të pasur një sezon të madh së bashku, të jemi plotësisht të përqendruar në Chelsean. Ai është i përqendruar për të bërë gjëra të mëdha me Chelsea”, theksoi ai.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads